Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se tre zyrtarë të Partisë Socialiste kanë qenë në Aruba, ndërsa akuzoi SPAK se po fsheh emrat e tyre.
Jashtë ambjenteve të SPAK, për gazetarët, Berisha tha se ka të dhëna për personat që, sipas tij, kanë udhëtuar drejt Arubës, por theksoi se nuk disponon një dosje zyrtare.
“Unë nuk kam dosjen, të jem i sinqertë. Kam të dhëna për emrat. Po ta kisha, ju garantoj që do t’i publikoja 100%”, deklaroi Berisha.
Ai përmendi emrat e Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe Damian Gjiknurit, duke pretenduar se ata janë tre zyrtarët që lidhen me këtë udhëtim, por sipas Berishës SPAK nuk po i bën publike këto të dhëna.
Pjesë nga biseda me gazetarët:
Sali Berisha: Këtë e kam thënë me kohë. Kemi të bëjmë me një seksion, me një organizatë të Partisë Socialiste. Mos prisni ju as edhe një hetim përveç atyre që u urdhëron Edi Rama. ‘Albanian Files’, është një nga krimet më të mëdha, por krimi i të gjitha krimeve është krimi i zgjedhjeve dhe amnistia e krimit elektoral, natyrisht dhe fshehja e emrave të tre zyrtarëve që përfaqësuan narko-shtetin në Aruba.
Në dosjen që keni ju, janë emrat? Pse s’i bëni publike?
Sali Berisha: Jo, unë nuk kam dosjen, të jem i sinqertë. Kam të dhëna. Po ta kisha të garantoj që do i publikoja 100%. Unë kam të dhëna për emrat.
Emrin e Damian Gjiknurit e thatë dhe ai u betua që nuk ka qenë…
Sali Berisha: U betua në Kushtetutë dhe jo në Bibël sepse ky është një personazh kompleks. Ky Kushtetutën e ka si një prostitutë politike, Kushtetutën nuk e ka asgjë. E hedh në kosh.
Keni akuzuar Taulant Ballën që ka qenë në Aruba, rezulton që nuk është…
Sali Berisha: Prit një minutë. Jo, Taulantit nuk i kam thënë për Aruban. Taulantit jo. Jo, për Aruban nuk i kam thënë.
Taulanti ka të tjera, po atë nuk ia kam thënë sepse nuk kam të dhëna po ja thoja me kënaqësi.
Pra, lidhur me Aruban figuron emri i Engjëll Agaçit, Ergys Agasit dhe i Damianit, që thotë betohem, betohu në Bibël, nuk pranoi të betohej në Bibël. Ia krijova mundësinë, urdhëro, i thashë, dil këtu, të nxjerrim Biblën dhe betohu. Atë jo, se ka qenë dhe në Athos.
Udhëtimi i tij në Athos, e dini ju atë ishullin e Athos?
Ishulli Athos është ishulli i misticizmit.
Aty është shumë e vështirë të pranohesh. Duhet të kalosh disa filtra purifikimi shpirtëror, po ky, unë e kam parë me sytë e mi në Athos këtë. Dhe andaj nuk pranoi të betohej në Bibël.
Po ju ç’donit në Athos?
Sali Berisha: Unë jo, unë shoh video. Unë shoh video shumë. Nuk kam qenë në Athos. Jo, nuk kam qenë.














