Debati brenda Partisë Demokratike për vijimin ose jo të bojkotit të Kuvendit mbetet ende i hapur. Përballë qëndrimeve të ndryshme mes deputetëve demokratë, drejtuesi i grupit parlamentar ka vendosur të zhvilloj një mbledhje për të përcaktuar hapat e radhës.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ka dërguar një mesazh deputetëve, duke i thirrur të mblidhen të hënën, më 20 korrik, në orën 11:00, në selinë e Partisë Demokratike, pak para nisjes së seancës plenare.
Në mesazhin e tij, Bardhi kërkon që deputetët të jenë të përgatitur për çdo skenar, duke lënë të kuptohet se vendimi për pjesëmarrjen në seancë do të merret pas diskutimit në grup.
“Të hënën, datë 20 korrik, ora 11:00 do të zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së, në seli. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrë pjesë,” shkruan Bardhi në mesazhin drejtuar deputetëve.














