Një emigrant shqiptar nga diaspora ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare, duke deklaruar se shqiptarët jashtë vendit do të jenë pjesë e ndryshimit që kërkohet.
Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një shtet që t’u shërbejë atyre dhe jo interesave të oligarkive.
Ai foli gjithashtu për përvojën e tij në lëvizjen studentore të vitit 1990, duke thënë se ideali i asaj kohe ishte krijimi i një Shqipërie europiane.
“Vij nga Diaspora. Diaspora ju mbështet. Ne do të jemi pjesë e protestës, pjesë e ndryshimit të madh. Ky popull ka vuajtur dhe ka nevojë për një shtet të ri që ti shërbejë sovranit dhe jo këtyre oligarkëve. Jam pjesë e lëvizjes studentore të 90, ne nuk arritëm atë që kishim si ide, donim një Shqipëri europiane, por na u futën në mes agjentura e shtetit.”, tha ai.














