Policia ka dhënë informacionin lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Mollas–Gostimë, në Cërrik, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri i drejtuar nga Sajmir Muça , 38 vjeç, dhe tjetri nga Qemal Çala ,rreth 63 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit Qemal Çala i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Po ashtu, ka ndërruar jetë edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku rreth 22 vjeç.














