Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në aksin Gjirokastër-Tepelenë pasditen e sotme.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale dhe disa persona të plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, shërbimi zjarrfikës dhe forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme personave të përfshirë në aksident dhe për të siguruar zonën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të përplasjes.














