Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë në kryeqytet.
Sipas policisë në pranga ra shtetasi me inicialet A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, të cilin ai e drejtonte në fshatin Mëzez, u gjetën rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda narkotike ishte e ndarë në doza dhe gati për t’u shpërndarë në tregun e kryeqytetit.
Në cilësinë e provës materiale, uniformat blu sekuestruan lëndën e dyshuar narkotike, si edhe automjetin e përdorur nga 38-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit të dyshuar kriminal.














