Një krim në familje ka ndodhur sot (9 korrik) rreth orës 13:30 në Shkodër, në zonën e unazës perëndimore të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga autorin e dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.














