• Kontakt
Thursday, July 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“23 rrugë me vlerë qindra mln euro u shembën”, Këlliçi nga PE: Integrimi i Shqipërisë në rrezik nga korrupsioni

09:45 : 09/07/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka ngritur shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, ku deklaroi se procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian po rrezikohet nga korrupsioni dhe ndikimi i krimit të organizuar.

Këlliçi iu referua protestave që prej 38 ditësh zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një lëvizje qytetare që ka bashkuar shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Sipas tij, protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera ku jeton diaspora shqiptare, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën, Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Kanadanë.

Në fjalën e tij, ai përmendi rastin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke pretenduar se hetimet e SPAK për abuzime me tenderat publikë janë penguar nga mbështetja politike në Kuvend. Sipas Këlliçit, korrupsioni në infrastrukturë ka sjellë pasoja konkrete për qytetarët.

Ai përmendi gjithashtu dëmtimin e disa akseve rrugore të ndërtuara së fundmi, duke i lidhur këto probleme me cilësinë e investimeve publike dhe menaxhimin e fondeve shtetërore.

Lexo edhe:

Eurodeputeti austriak: Sjellja e Ramës pengesë për anëtarësim, ka fyer BE-në

“Shqipëria s’është gati për t’u anëtarësuar në BE”, Beleri në Strasburg: Ka probleme të pazgjidhura

Reagimi:

Të nderuar pjesmarrës,

Të nderuar kolegë,

Pak më parë në fjalën time ju referova plotësisht protestës paqësore që po mbahet prej 38 ditësh në sheshin kryesor të Tiranës. Një protestë paqësore, qytetare, e cila si kurrë më parë ka bërë bashkë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe ata të cilët kjo mazhorancë socialiste i largoi nga vendi i tyre në këto 13 vite. Sot protestohet në Gjermani, Itali, Francë, Angli, SHBA, Kanada, Suedi, Norvegji, e kudo ku jetojnë shqiptarë.

Tani më lejoni t’ju them disa nga arsyet pse qytetarët shqiptarë protestojnë në rrugët e Tiranës, Shqipërisë dhe mbarë botës.

Të nderuar kolegë, ju e njihni tashmë emrin Belinda Balluku, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës që për 7 vite menaxhoi më shumë se 60% të buxhetit të shtetit shqiptar. SPAK kërkoi arrestimin e saj. Por abuzimi me detyrën dhe korrupsioni në tendera publikë me vlerë qindra milionë euro, u mbrojtën me tetëdhjetë e dy vota socialiste që i dhanë asaj imunitet. Një pjesë e atyre deputetëve janë sot këtu përpara jush. Shihini mirë.

Dhe teksa Balluku mbrohej pas mureve të Parlamentit, njëzet e tre rrugë të ndërtuara kohët e fundit, me vlerë qindra milionë euro, u shembën, u çanë ose u rrëzuan. Për disa ditë, qytetarë në juglindje të vendit tim mbetën të izoluar nga pjesa tjetër e territorit. Nuk ra asnjë tërmet, nuk pati mot ekstrem, por thjeshtë doli në pah fytyra e korrupsionit. Vetëm një javë më parë, një 42-vjecar humbi jetën për shkak të korrupsionit dhe vjedhjes në tenderat e rrugëve.

Vetë raporti IBAR i Bashkimit Europian e konsideron korrupsionin “shqetësim thelbësor” për Shqipërinë, mbizotërues në infrastrukturë, prokurime publike, shëndetësi, polici, kadastër, etj.

Me fjalë të tjera, korrupsioni është sistemik, i çimentuar, dhe sot është edhe i veshur me gëzof imuniteti parlamentar.

Por gjatë kësaj kohe ka ndodhur dhe diçka tjetër, për të cilën ndoshta jo të gjithë ju keni informacion të plotë.

Ndërsa kryeministri ekspozonte “Diellën”, ministren e tij dixhitale, si simbol modernizimi, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza zyrtare ndaj ekipit drejtues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucionin që është përgjegjës për Diellën, të dhënat shtetërore dhe ato personale të çdo shqiptari.

Ata akuzohen për manipulim tenderash dhe pengmarrje. E dëgjuat mirë, pengmarrje. Një grup personash akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, në bashkëpunim me një individ të quajtur Ergys Agasi, që në Shqipëri njihet si koordinatori për krimin e organizuar i Edi Ramës.

Ky person sot gjendet në arrati, por kryeministri Rama dekoroi personalisht, publikisht, zyrtarisht, babain e tij, muajin e shkuar, në 35 vjetorin e themelimit të partisë socialiste, duke sfiduar të gjithë shoqërinë shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese në vend.

Për këto institucione të fundit, janë disa fakte që nuk mund të anashkalohen. Shqipëria sot sipas raporteve tuaja, apo të partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, ka një nivel korrupsioni galopant, i cili rritet vit pas viti.

Shqipëria sot ka një ekonomi e cila në pjesën dërrmuese të saj është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave për krimin e organizuar. E gjitha kjo nën hundën, sytë dhe veshët e “Drejtësisë së Re”.

Personalisht hy tek ata deputetë që i kam dhënë besim SPAK, duke kallëzuar dy prej aferave më skandaloze korruptive të zyrtarëve të lartë në vend.

E para është afera e inceneratorit të Tiranës, ku pak ditë më parë SPAK përfundoi hetimet, për të cilat sot që flasim nuk ka asnjë të arrestuar, dhe 100 milionë euro të vjedhura, kjo sipas vetë deklaratës së SPAK, janë zhdukur pa asnjë gjurmë.

E dyta është afera 5D, ose 5 drejtorët e Bashkisë Tiranë, të cilët kishin hapur një kompani private përmes familjarëve të tyre duke përfituar të paktën 30 milionë euro tendera publike, përfshirë dhe institucionin ku ishin titullarë të lartë, dhe katër leje ndërtimi, të firmosura nga eprori i tyre Erion Veliaj, kreu i Bashkisë Tiranë.

Sot që flasim asnjë prej këtyre zyrtarëve nuk ndodhet në masë arresti dhe paratë si gjithnjë kanë avulluar pa adresë apo autor.

Të nderuar kolegë,

Kjo është një tjetër fotografi e shtetit të kapur, që ndoshta ju nuk keni patur mundësinë ta shihni që prej herës së fundit që u takuam bashkë.

Por shqiptarët e kanë kuptuar këtë prej kohësh, kanë vrarë frikën, dhe po protestojnë në shesh si kurrë më parë.

 

Etiketa: BEBelind Këlliçirrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Eurodeputeti austriak: Sjellja e Ramës pengesë për anëtarësim, ka fyer BE-në

10:22 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Shqipëria s’është gati për t’u anëtarësuar në BE”, Beleri në Strasburg: Ka probleme të pazgjidhura

19:52 : 08/07/2026
RAJONI

8 shtete bllokojnë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE

17:49 : 08/07/2026
AKTUALITET

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

16:47 : 08/07/2026
AKTUALITET

Redi Muçi takon kryetarin e Delegacionit të PE për Shqipërinë, i zbulon pse po protestojnë shqiptarët

19:23 : 07/07/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Rama po e përdor koncertin e Kanye West si ‘antimiting’

18:03 : 07/07/2026
Para

Në kulmin e sezonit prodhues, 'fluturojnë' çmimet e perimeve

TË GJITHA

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

11:52 : 09/07/2026

Trafikuan 7 ton kokainë/ Dënohet banda shqiptare në Belgjikë, konfiskohen 3.1 mln euro pasuri

11:50 : 09/07/2026

Dendias: Furnizimi i Turqisë me avionë F-35 cënon stabilitetin në Mesdheun Lindor

11:45 : 09/07/2026

Lëviznin me armë në mes të Tiranës, arrestohen dy persona

11:36 : 09/07/2026

Nisin çerekfinalet e Botërorit/ Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira

11:27 : 09/07/2026

Paradoksi i ekonomisë shqiptare/ Euro bie, inflacioni rritet dhe prodhimi vendas humbet terren

11:26 : 09/07/2026

Gjyqi në GJKKO/ Meta përfaqësohet me avokatin e ri: Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet

11:16 : 09/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişkingroyalKickjojobetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornİmajbetbetciobetciojojobet giriş