Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Sipas informacioneve paraprake, dy drejtuesit e automjeteve janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe verifikimet për të dokumentuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.














