Protesta e 34 e mbajtur pasditen e kësaj të premte para Kryeministrisë, ende nuk është mbyllur.
Dhjetëra qytetarë, me pankarta në duar, pas mbylljes së fjalimeve te institucioni i lartë shtetëror, kanë vërshuar në rrugët e Tiranës.
Sic mund të shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e Boldnews.al, qytetarët me banderola e pankarta, thërrasin, “Poshtë diktaktura”, ” Rama në burg, Berisha në burg”.
Kjo është protesta e 34 e mbajtur në kryeqytet kundër Ramës. Mijëra qytetarë brenda dhe jashtë vendit, janë ngritur për të kërkuar largimin e tij dhe kastës së vjetër politike.
Ndërkohë nga vetë Rama deri më tani nuk është dhënë snjë sinjal pozitiv për plotësimin e kërkes së protestuesve.














