Nga Titi Seranaj
Në 24 korrik 2019 ndodhi përplasja e parë me policinë tek Teatri Kombëtar, protesta mori një rrjedh të re, kaloi në 24 orëshe, pa ndërprerje.Me mbështetjen e mijëra protestuesve,hym brënda teatrit dhe morëm nën administrim ndërtesën..Grupi i administrimit të protestës u zgjerua,protesta mori një tjetër ritëm,duhej angazhim më i madh,shumë gjëra kërkonin zgjidhje të menjëhershme aty për aty në shesh dhe një pjesë e grupit që deri dje menaxhonin aktivitetin e saj,tani që u bë e pandërprerë, nuk e ndiqnin dot ritmin.
Të ndier nën presion se po i ikte nga duar drejtimi i protestës ngaqë një herë në javë mesatarisht disa prej tyre shfaqeshin në shesh, hodhën idenë, e krijimit të një Fondacioni.. E gjetën kohën për të përpiluar një status me njëzet faqje që as një parti nuk besoj se e ka një të tillë në këtë vend dhe me shumë butësi po kërkonin që të miratohej..
Pra nga një organizëm horizontal i deri tanishëm, ku çdo pjestar i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ishte i barabartë pavarsisht angazhimeve të dryshme, krijimi i Fondacionit me justifikim se duhet të formalizoheshim me qëllim prezantimin nëpër institucione apo organizmat ndërkombëtar ku do të kërkonim mbështëtje, apo dhe fonde për restaurimin e Teatrit,në fakt kishte për qëllim vertikalizimin e protestës, ose më qartë kapjen e saj..(Aq e vërtetë është kjo sa dhe pa u krijuar Fondacioni, por veç me krijimin e një grupi watsap, pretenduan se ishin veç ata udhëheqësit e protestës).
Kjo iniciativë krijoi krisjen e parë dhe ndarjen në dy grupime të Aleancës për Teatrin ..
U zhvilluan disa takime,të shoqëruara me debate të forta..
Unë në vet të parë duke argumentuar se nuk na duhej të ishim Fondacion për të marr mbështetjen që na duhej,kishim mundësinë që në emrin tonë të bashkëpunonim me shoqata të ndryshme të cilat na kishin mbështetur dhe ishin të gatshme,sic morëm letër mvbështetjet nga shumë prej tyre, apo dhe nga vetë Europa
Nostra me të cilën shkuam deri në parlamentin europian.
Nga ana tjetër propozova që nëse do të duhej krijimi i Fondacionin,ai kurrsesi nuk duhet të mbante të njëjtin emër “Aleancën Për Mbrojtjen e Teatrit”, le të kishte çfardolloj emri, por jo emrin e grupit që identifikonte protestën..
Por jo atyre u duhej emri,sepse ai ishte qëllimi..
Nga debatet u kalua në votim..
Votimi doli barazim, por nga ai moment grupi u zhgënjye dhe u tërhoq sepse gjithë sheshi u indinjua me të drejtë nga krijimi i këtij fondacioni ku ata si pjestarë të protestën nuk e gjenin më vehten të barabartë..Kjo solli ndarje aq të madhe saqë gjërat më vonë u trashën deri në largim të tyre..
Prandaj të dashur protestues,për të njëjtën arsye, unë nuk jam dakort që të ngrihet një Kuvend në EMËR të protestës,por në mbështetje të saj.Vërini emër si të doni, mblidhuni sa herë të doni,por jo në emër të protestës ku çdonjëri nga ne është pjestar i barabartë, deri në dorëheqjen e Ramës.














