Një protestuese e cila ka ardhur nga Italia për t’iu bashkuar protestës për largimin e Ramës deklaroi para kryeministrisë se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj deputetëve pasi ata meritojnë vetëm mbeturina.
Protestuesja tha gjithashtu se nuk ka justifikim dhuna ndaj babait të një fëmije në vështirësi ekonomike, i cili nuk siguron dot një karrige për djalin e tij me aftësi ndryshe.
“Mos e quani zoti kryeministër. Jam e diasporës së Italisë. Nuk e votova nuk mund të jetë kryeministri im. Nuk të kam votuar. More harxhoni vezët dhe mierll, Tirana ka plehra plot merrjani dhe hidhjani këtyre. Gjynah të harxhosh ushqimin për këtë klasë politike. Kur sot pashë videon e zotërisë me një karrocë bebesh. Nuk ka një karrocë të denjë për situatën e tij. E kur shihja zotërinë që dhunohej. Nuk ka fjalë që justifikon atë sjellje. Të mos frikësoheni. Sa më shumë kërkojnë të na frikësojnë aq më shumë duhet të mbushen këto sheshe,” tha protestuesja.














