Pas fjalimeve për gati 2 orë para Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin rrugëve të Tiranës ditën e 31-të të revoltës qytetare.
Ata kaluan sërish nga parlamenti, ku ishin gjatë paradites dhe ku u përplasën me forcat e policisë duke hedhur dhe vezë në drejtim të automjeteve të ministrave që dilnin nga seanca plenare.
Sakaq, orët e mbrëmjes kaluan sërish duke u ulur para parlamentit dhe duke thirrur: “Parlament analfabet, Rama, Sala f*ck you, f*ck you.”
Ata kanë brohoritur gjithashtu në kor: “Tradhtarë, këlyshë komunistësh” dhe “Polici e krimit”, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë.














