Studentët kanë dërguar një mesazh nga ambientet e Universitetit Politeknik, ku kanë shpalosur një banderolë gjigante me mbishkrimin “Ju erdhi fundi”, në kuadër të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë.
Po ashtu, në banderol ishte shkruar edhe një tjetër thirrje e këtyre 30 ditëve protestë, thirrja: “Shqipëria nuk është në shitje”.
Mirëpo sapo u shpalos banderola, ajo u u hoq nga roje të sigurisë Iliryan Guard, të cilët mbyllën dhe studentët brenda.
Menjëherë protestuesit shkuan nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues.
Sakaq, pati dhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi kërkonin të merrnin sërish banderolën.














