Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një intervistë për Euronews Albania ka bërë të ditur se çdo javë në tryezën e tij mbërrijnë dhjetëra kërkesa nga agjencitë e zbatimit të ligjit për persona që konsiderohen të rrezikshëm dhe që cënojnë sigurinë e vendit.
Ai ka theksuar se ky është një proces dinamik, i cili vijon ditë pas dite.
“Çdo javë kam në tryezën time me dhjetëra kërkesa që vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vijon ditë pas dite”, tha Lamallari.
Megjithatë, deri më tani vetëm një grua nga Kosova është shpallur “non-grata”, ndërsa për të tjerët vendimi ende nuk është marrë, pavarësisht paralajmërimeve të agjencive të sigurisë.
Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi kriteret e përdorura për shpalljen e individëve “non-grata” dhe ritmin e vendimmarrjes së qeverisë.
Nëse agjencitë e sigurisë paralajmërojnë për rrezikun që paraqesin individë të caktuar, pse Lamallari heziton të marrë vendimet?
Deklarata e Lamallarit:
“Çdo javë, unë kam në tryezën time me dhjetëra kërkesa që vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo është një punë dinamike që vijon ditë pas dite. Nëse qëllon që këta persona marrin pjesë, krahas aktivitetit të tyre të përditshëm, sigurisht thashë të rrezikshëm, marrin pjesë edhe në protestë, kjo nuk do të thotë që ne do të stepemi.
Detyra jonë është të bëjmë zbatimin pikë për pikë të ligjit, sepse në fund të ditës, pa dallim të nuancave apo të situatave të ndryshme politike, Policia e Shtetit duhet të jetë në krye të detyrës dhe të mbrojë qytetarët shqiptarë.
Dhe, pa u stepur as nga presioni publik që mund të krijohet edhe nga gjykimet e ndryshme që mund të vijnë”,














