• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Firmëtarët e pushtetit/ Lamallari dhe Malaj kthejnë “Illyrian Guard” në vatër patronazhistësh

21:37 : 11/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pasi “shqeu” burgjet dhe zhyti në kaos Ministrinë e Drejtësisë me puthadorizmin e tij, Besfort Lamallari, pikërisht për këtë karakteristikë u emërua ministër i Brendshëm.

Në prezantimin e tij si ministër në vend të Albana Koҫiut, si dhe në prezantimin e drejtorit të ri të policisë, ata që i shkruajtën fjalimet u kujdesën që të theksonte projektin korruptiv “Smart City”. Lamallari është thirrur “nën armë” të nënshkruajë në muajt që do vijnë shumë afera të njëjta me Smart City-in.

I pari që firmosi nuk vonoi. I vunë përpara një udhëzim që rrit tarifat e shërbimeve të sigurisë për institucionet publike që ofrohen nga shoqëria “Illyrian Guard”, duke i thënë “Ec firmose shpejt..!”

Udhëzimi është një akt financiar, i pastër dhe i drejtpërdrejtë, që në thelb i kërkon shtetit – pra taksapaguesve – të paguajnë më shumë për të njëjtin shërbim.

Me rritjen e pagës minimale, ngjan si një përditësim rutinë: disa shifra të rritura, disa kategori shërbimesh të riformatuara, një strukturë më “moderne” e prezantimit.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 mld lekë uniformat e Illyrian Guard, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

Por në praktikë, po të thellohesh përtej shifrave në tabelë, kupton se kemi të bëjmë me një rritje të pastër çmimesh, me synim fitimin, pa asnjë lidhje me përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë që ky shërbim duhet të sjellë.

Tarifat nuk janë “rregulluar”. Ato janë rritur.

Shifrat rriten, siguria jo.

Ruajtja me tre turne është rritur me rreth 20–25%, ndërsa paga shkon mbi 100 mijë lekë në muaj për një punonjës. Shërbimi i reagimit shkon deri në +30%, kurse disa shërbime elektronike dhe akses-kontrolli rriten edhe më shumë. Pra, shteti nuk po bën një përditësim teknik, por po rrit faturën në mënyrë të plotë. Ai po merr më shumë para, për të njëjtën roje, për të njëjtin shërbim, për të njëjtën mungesë sigurie.

Në këtë udhëzim nuk ka asnjë rresht për standarde të reja trajnimi, nuk ka kërkesa të shtuara për kualifikim, nuk ka asnjë parashikim apo mekanizëm përgjegjësie në rast dështimi të shërbimit. Ka vetëm tarifa, shifra që rriten për t’u futur në xhepa, me “bekim” shtetëror.

Një sy jo shumë vëzhgues e dallon, e kupton për çfarë bëhet fjalë. Mjafton të kalosh përpara një institucioni publik dhe të shohësh realitetin.

Çfarë sheh?

Një roje me pamje të mjerueshme që qëndron në hyrje. Ai dukshëm nuk reflekton trajnim profesional. Nuk ka mjete reale ndërhyrjeje, as një protokoll të qartë reagimi. Rojet e “shtetit” nëpër institucione pasqyrojnë dështimin e brendshëm të tyre, por në formën vizuale.

Ata janë thjesht një prani fizike që ekziston më shumë për të treguar se dikush është aty te dera sa për numër, sesa për të garantuar se diçka po mbrohet.

Kjo strukturë, këto vite, është kthyer në një lloj “strehimi” miqësor, nepotik për njerëz pa asnjë kualifikim në fushën e sigurisë, një “qoshe” rehatie për individë që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, një pagë mujore dhe një rol minimal funksional, pse jo në institucione të rëndësishme mund të “nxirret edhe ndonjë lek”.

Përfundimi? Në vend që të kemi një trupë profesionale sigurie, kemi një sistem që funksionon si mekanizëm – strehëz punësimi.

Nëse shërbimi do të funksiononte, tarifat duhet të rriteshin pa asnjë mëdyshje. Por realiteti është ndryshe. Në shumë institucione, kontrolli është formal. Hyrjet monitorohen me sy, jo me procedura. Oborret e tyre shpesh përdoren në mënyrë informale, si parkime private të rojeve “për të nxjerrë një lek më shumë”. Në rast nevoje për ndërhyrje, askush nuk ka garanci se roja e shtetit është në gjendje të reagojë. Ai mbetet një trup “i pajetë” që do paguhet më mirë se më parë, për arsye xhepash…

Shpërblim pa shërbim

Tashmë, zakoni i “83 votave” është kthyer në normalitet ligjor. Shteti “i votuar”, i premion mbledhësit e votave të tij. U rrit pagesën, shpërblimet pa rritur standardin, pa përmirësuar shërbimin. I legjitimon, ashtu si janë: të pamundur e me “bark” të madh.

Shteti po i jep një çmim më të lartë një realiteti që të gjithë e njohin se e prekin çdo ditë. Të gjithë shkojnë nëpër spitale, institucione, godina me roje “private” shtetërore. Kudo probleme. Probleme të dukshme që shteti në vend t’i sistemojë i kthen me këtë udhëzim, në norma të financuara prej tij.

Në vend që të kërkojë më shumë nga ky sistem që nuk funksionon, shteti vendos t’i japë më shumë para. Në vend që të vendosë kritere, vendos tarifa.

Dhe kështu, pa zhurmë dhe pa debat, krijohet një tjetër paradoks shqiptar: një sistem që nuk funksionon, apo funksionon si mos më keq, financohet e kushton gjithnjë e më shumë. “Patronazhimi” duhet të shpërblehet me para. Para që i paguajnë ata që nuk shërbehen.

Këtë herë akti me dy firma të njoma, priste të vinte në tryezën e nënshkrimit, “kompetentin” e burgjeve dhe “asetin” e policisë. Ai është ministri që mbathi çizmet e shpëtimit në Janar dhe veshi kostumin e shpërblimit në Mars./ Kontrast.al

Etiketa: Besfort LamallariIllyrian Guardlamallari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Zgjohet më në fund dhe Lamallari: Rojet të ndiqen penalisht, indiferenca e policëve e pajustifikueshme

14:30 : 31/05/2026
AKTUALITET

Rrobaqepsja e Florenc Spahos: 1.6 mld lekë uniformat e Illyrian Guard, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së

10:28 : 06/05/2026
AKTUALITET

Çudit ministri i Brendshëm, përgëzon policinë për dhunën: Reagim profesional

22:29 : 17/04/2026
AKTUALITET

Babai i tij pretendon se është vrarë! Ministri i Brendshëm: Informacionet për Ervis Martinajn i disponon vetëm…

11:05 : 03/04/2026
AKTUALITET

Lidhjet e Policisë me krimin, PD kërkon interpelancë me ministrin Lamallari

16:58 : 27/03/2026
AKTUALITET

Patllakja e Lamallarit në mes të publikut dhe loti nga gazi

17:44 : 24/03/2026
Para

Flamurtari dhe Vora ndajnë pikët në duelin e mbijetesës

TË GJITHA

Pas sherrit tentoi të përplasë me makinë 4 persona, shoferi akuzohet për “vrasje me dashje në tentativë”

10:20 : 13/06/2026

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

10:05 : 13/06/2026

Mashtrimi me ilaçet/ Drejtori i Fondit, Ilir Topi, injoron skandalin e CFO, rikthen kontratën me Nadir Çaushollin (dokumentet)

09:57 : 13/06/2026

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete pranë fshatit Vasjar

09:39 : 13/06/2026

Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat

09:27 : 13/06/2026

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

09:13 : 13/06/2026

SHBA e nis Botërorin me spektakël, likuidon me “poker” golash Paraguain

08:57 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetcasibomcasibomcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet