Revolta qytetare kundër qeverisë ka mbërrin sot në një tjetër pikë kulmore.
Në ditën e 28-të radhazi të tubimeve në Tiranë, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha qytetet dhe diaspora.
Protestuesit e parë kanë nisur tashmë të mblidhen në sheshin Skënderbej.
Sipas skenarit të parashikuar, pasi të grumbullohen në qendër të kryeqytetit, qytetarët do të nisin një marshim masiv drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.
Ashtu si në ditët e kaluara, kërkesat kryesore të tubimit mbeten të qarta dhe të prera: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore, si dhe barazia e plotë përpara ligjit.














