Një protestë po zhvillohet këtë të shtunë pranë TEC-eve lundruese në Vlorë, ku qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit.
Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të ndaluar protestuesit.
Protestuesit kanë marshuar drejt TEC-eve lundruese me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të Gjirit të Vlorës, ndërsa deri më tani nuk raportohen incidente.
Kjo protestë zhvillohet në një kohë kur mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, brenda dhe jashtë kufijve. Sipas tyre, keqqeverisja e Ramës ka degraduar vendin dhe për këtë arsye, Rama dhe kasta e vjetër politike duhet të largohen.














