• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

21:08 : 26/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Të premten, me dy postime të njëpasnjëshme, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë ndaj debatit të zhvilluar ditët e fundit në media dhe rrjetet sociale për gjendjen e ujërave termale të Bënjës, duke deklaruar se mungesa e ujit në disa prej vaskave është e përkohshme dhe lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit.

“Zona ndodhet aktualisht në proces rehabilitimi dhe punimet nuk kanë përfunduar ende, ndaj pamjet e publikuara së fundmi pasqyrojnë momente të përkohshme të ndërhyrjeve dhe jo gjendjen përfundimtare që do të marrë destinacioni pas përfundimit të projektit”, shkroi Bashkia e Përmetit në një reagim të publikuar paraditen e 26 qershorit.

Pak orë më vonë, Bashkia e Përmetit publikoi një postim të dytë, ku këmbënguli se kantieri nuk ka përfunduar dhe se boshatisja e vaskave është pjesë e testimeve teknike të projektit.

“Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë”, shkruhet në postimin e Bashkisë së Përmetit, i cili u ripublikua edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Lexo edhe:

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

Ditët e fundit, debati për gjendjen e ujërave termale të Bënjës është shoqëruar me reagime të shumta në media, rrjetet sociale dh figura publike. Ndër postimet që morën vëmendje ishte edhe ai i gazetarit Elton Qyno, i cili e cilësoi situatën si një “katastrofë mjedisore” dhe kërkoi nisjen e një hetimi penal për investimin në zonë.

Postimi i Qynos, së bashku me raportimet dhe komentet e tjera të publikuara gjatë ditëve të fundit, e zhvendosën debatin nga niveli lokal në një çështje me jehonë kombëtare, duke sjellë më pas edhe reagimet e institucioneve dhe drejtuesve të lartë të qeverisë.

Reagimi i Bashkisë së Përmetit erdhi pas afro dy javësh debat publik, i cili nisi pasi u ngritën pikëpyetje mbi ndërhyrjet e kryera në ujërat termale të Bënjës, veçanërisht zgjerimin e “Vaskës së Lëkurës” dhe uljen e nivelit të ujit në disa prej vaskave, duke shtuar dyshimet nëse projekti kishte marrë në konsideratë prurjet sezonale të burimeve termale.

Që në fillim të muajit qershor, kur u konstatua rënia e nivelit të ujit në vaskën termale dhe operatorë turistikë, banorë e vizitorë ngritën shqetësime mbi situatën, Media Amfora iu drejtua zyrtarisht Bashkisë së Përmetit për të kërkuar informacion. Bashkia nuk dha një reagim publik për situatën, por iu përgjigj medias duke sqaruar se investimi financohej nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe se për çdo informacion duhej t’i drejtohej këtij institucioni.

Vetëm paraditen e 26 qershorit, pas zgjerimit të debatit në media dhe rrjetet sociale, Bashkia publikoi dy reagime në rrjetet sociale, ku deklaroi se punimet nuk kanë përfunduar ende dhe se mungesa e përkohshme e ujit në disa prej vaskave lidhet me testimet teknike të projektit.

Postimi i dytë i Bashkisë së Përmetit u shoqërua me fotografi nga punimet dhe investimi në zonën e ujërave termale, ku shfaqen pjesë të infrastrukturës së re dhe një prej vaskave me ujë. I njëjti postim u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, duke i dhënë jehonë qëndrimit zyrtar të Bashkisë se mungesa e ujit në disa vaska lidhet me testimet e projektit dhe jo me gjendjen përfundimtare të investimit.

Brenda një ore, postimi i kryeministrit mblodhi mbi 100 komente në Facebook. Në një pjesë të tyre, përdoruesit vunë në dukje se fotografitë nuk paraqisnin vaskën kryesore, e cila ka qenë në qendër të debatit, ndërsa të tjerë kritikuan ndërhyrjet e kryera në zonë dhe betonizimin e saj.

Dy reagimet publike të Bashkisë së Përmetit japin një shpjegim për situatën e krijuar në ujërat termale, duke argumentuar se zona ndodhet ende në proces rehabilitimi, punimet nuk kanë përfunduar dhe se boshatisja e herëpashershme e disa vaskave lidhet me testimet e prurjeve të ujit dhe nivelit të tyre.

Megjithatë, në asnjërin prej dy postimeve nuk bëhet publik ndonjë dokument teknik apo raport që të mbështesë këto pretendime. Bashkia nuk publikon studimin hidrogjeologjik mbi të cilin është projektuar ndërhyrja, rezultatet e testimeve që përmenden në reagim, matjet e prurjeve të ujit para dhe pas punimeve apo një afat se kur do të përfundojë procesi i testimeve.

Po ashtu, reagimet nuk sqarojnë nëse zgjerimi i vaskave dhe ndërhyrjet e kryera kanë ndikuar në mënyrën e furnizimit me ujë termal, një prej pikëpyetjeve që ka shoqëruar debatin publik gjatë javëve të fundit. Deklaratat e Bashkisë japin një shpjegim institucional për situatën, por nuk shoqërohen me të dhëna teknike që do t’i mundësonin publikut verifikimin e tyre.

Projekti “Bënja -Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe synon rikualifikimin e zonës së ujërave termale pranë Kanionit të Langaricës, një prej atraksioneve natyrore më të vizituara në jug të vendit. Investimi, me vlerë rreth 2 milionë euro, përfshin rehabilitimin e vaskave termale, përmirësimin e infrastrukturës turistike, krijimin e hapësirave të reja për vizitorët dhe sistemimin e zonës përreth, me synimin për ta zhvilluar Bënjën si një destinacion të turizmit të qëndrueshëm.

Kjo nuk është hera e parë që projekti në Bënjë ngre debat publik. Në një raportim të mëparshëm, Amfora dokumentoi se punimet ishin shtrirë edhe në Kanionin e Langaricës, ndërsa ekspertë të mjedisit argumentuan se ndërhyrje të tilla në një monument natyre bien ndesh me standardet e mbrojtjes së zonave të mbrojtura.

Banjat e Bënjës ndodhen rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, pranë Kanionit të Langaricës, dhe përbëjnë një nga atraksionet natyrore më të njohura në jug të Shqipërisë. Burimet termale formojnë disa vaska natyrore me temperatura të ndryshme, të frekuentuara prej dekadash nga vizitorë vendas e të huaj për vetitë kurative të ujërave, peizazhin natyror dhe afërsinë me monumente si Ura e Katiut dhe Kanioni i Langaricës, të dy zona të mbrojtura.

Aktualisht, zona është në proces rikualifikimi që parashikon rehabilitimin e vaskave termale, përmirësimin e infrastrukturës turistike, krijimin e hapësirave të reja për vizitorët dhe sistemimin e zonës përreth, me synimin për ta zhvilluar Bënjën si një destinacion të turizmit të qëndrueshëm.

FSHZH, institucioni që po zbaton projektin, nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment të Amforës, ku u pyet mbi situatën e krijuar në llixhat e Bënjës, statusin e punimeve dhe ndryshimet e raportuara në ujërat termale të zonës.

Debati për ujërat termale të Bënjës mbetet i hapur. Ndërsa institucionet këmbëngulin se situata është e përkohshme dhe lidhet me testimet, dokumentacioni teknik që do të mundësonte verifikimin publik të këtyre pretendimeve nuk është bërë ende publik./ Erjola Azizolli, Amfora.al

Etiketa: banjat e Bënjësbashkia permetEdi Ramaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari holandez: Edi Rama është kumbari në Shqipëri! Ja kush ia ndërtoi vilën në Surrel

22:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Jam nipi i Tahir Sinanit”, protestuesi: Rama dhe Balla e vranë për herë të dytë

21:41 : 26/06/2026
AKTUALITET

Aktivistja paralajmëron kallëzim ndaj tre deputeteve socialiste, arsyeja

21:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Mit’hat Havari: Rama do përfundojë si Gaddafi nëse nuk largohet

20:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Sa mbret do të të bëjnë shqiptarët”/ Ironia në protestë pas letrës së arkitektit holandez për Ramën

20:31 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026
Para

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, 27 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 26/06/2026

“Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike”/ Protestuesit letër ambasadave perëndimore: 5 kërkesat e panegociueshme

22:58 : 26/06/2026

Rritje e vakët e prodhimit të mishit/ Shqipëria importoi mbi 8 miliardë lekë gjatë 2025

22:53 : 26/06/2026

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026

Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë qenushin në Venezuelë

22:34 : 26/06/2026

Milan thyen rekordin historik, transferon yllin e PSG-së për më shumë se 50 mln euro

22:25 : 26/06/2026

Tokat në Zvërnec/ SPAK kontroll te zyrtarët e Hipotekës së Vlorës (EMRAT)

22:22 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet