Qytetarët shqiptarë janë mbledhur edhe sot në protestën e 26-të radhazi, duke vijuar kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit po organizohen përpara marshimit drejt Kryeministrisë.
Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të mbajnë fjalime dhe të përsërisin kërkesat e tyre politike.
Të pajisur me pankarta dhe flamuj kombëtarë, protestuesit kanë deklaruar se lëvizja e tyre synon ndryshimin e klasës politike që ka dominuar vendin prej dekadash.
Sipas tyre, protesta përfaqëson një reagim qytetar ndaj mënyrës së qeverisjes dhe situatës politike në vend.
Lëvizja ka kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke gjetur mbështetje edhe në komunitetet shqiptare jashtë vendit. Në javët e fundit, tubime solidarizuese janë organizuar në disa shtete ku jetojnë emigrantë shqiptarë, duke i dhënë protestës një shtrirje më të gjerë dhe jehonë përtej kufijve të vendit.













