• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e sotme në Korçë u zhvillua dëgjesa e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, mirëpo vëmendjen e mediave e morën protestat që prej 25 ditësh po mbahen para Kryeministrisë.

Bashkëkryetari i komisionit nga Partia Demokratike, Luçiano Boçi, e cilësoi protestën si një shprehje legjitime të pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisë. I pyetur për thirrjet “Berisha ik”, të dëgjuara gjatë protestave, ai minimizoi rëndësinë e tyre, duke deklaruar se bëhet fjalë për grupe të caktuara që synojnë të përfitojnë politikisht nga situata.

Sipas Boçit, thelbi i protestës mbetet kundërshtimi ndaj qeverisë dhe kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ka individë apo rryma që përpiqen të marrin protagonizëm dhe të hedhin parulla të caktuara, por kjo nuk e ndryshon qëllimin kryesor të protestës. Qytetarët janë bashkuar për një emërues të përbashkët, largimin e kësaj qeverie dhe të Edi Ramës”, u shpreh ai.

Një qëndrim krejt të ndryshëm mbajti bashkëkryetari socialist i komisionit, Arbjan Mazniku. Ai tha se protestat janë pjesë normale e jetës demokratike, por nuk ndikojnë në mandatin që qytetarët i kanë dhënë mazhorancës për të vijuar qeverisjen dhe procesin e reformave.

Lexo edhe:

 Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

Mazniku theksoi se qeveria është e fokusuar në integrimin europian të vendit dhe se objektivi mbetet përmbyllja e negociatave me Bashkimin Europian brenda dy viteve të ardhshme.

“Ne kemi një mandat të qartë nga qytetarët për të qeverisur dhe për të çuar përpara reformat që i duhen vendit. Shqipëria po ecën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe detyra jonë është të vijojmë punën për ta përgatitur vendin për këtë proces”, deklaroi ai.

I pyetur nëse protestuesit kanë të drejtë në pretendimet e tyre, Mazniku vuri theksin te e drejta kushtetuese për të protestuar, duke e konsideruar atë një element themelor të demokracisë.

Ai solli në kujtesë edhe ngjarjet e 21 Janarit, duke theksuar se Shqipëria ka bërë progres në raport me liritë demokratike.

“Sot qytetarët kanë mundësinë të protestojnë, të organizohen dhe të shprehin lirshëm mendimin e tyre. Kjo është normale në një demokraci. Nuk duhet të harrojmë se jo shumë vite më parë protestat shoqëroheshin me ngjarje tragjike. Sot jemi në një realitet tjetër demokratik”, tha Mazniku.

Deklaratat e dy bashkëkryetarëve treguan edhe një herë ndarjen e thellë politike në interpretimin e protestave që po zhvillohen në kryeqytet, me opozitën që i konsideron ato një revoltë kundër qeverisë dhe mazhorancën që i sheh si pjesë normale të funksionimit të demokracisë.

Etiketa: Arbjan MaznikuEdi Ramaluciano bociprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

 Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla

21:07 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 26-të, nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej

19:19 : 25/06/2026
Para

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

TË GJITHA

 Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla

21:07 : 25/06/2026

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

20:59 : 25/06/2026

Shkon në 188 numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

20:52 : 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet