Ka nisur marshimi pas protestës së 24-të radhazi të qytetarëve në Tiranë, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Pas fjalimeve të forta para kryeministrisë, ashtu siç është bërë traditë tashmë, mijëra qytetarë kanë nisur kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit.
“Rama jep dorëheqjen” është thirrja që shoqëron marshimin e protestuesve.














