Aktori shqiptar, Mehdi Malkaj, iu drejtua protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë me një mesazh kritik ndaj klasës politike dhe lidhjes së qytetarëve me partitë.
Gjatë fjalës së tij, Malkaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos identifikohen verbërisht me forcat politike, por të veprojnë si individë të lirë dhe të pavarur.
Sipas tij partitë politike janë grupe të organizuara që po vjedhin popullin e tyre. Për këtë arsye, siç thotë ai, populli duhet ti heqë nga pushteti.
“Ne shqiptarët kemi një ves të keq, biem në dashuri me partitë. Hiqini partitë! Është turp i madh! Një filozof të madh kur e pyetën për partitë, tha se janë grupe të organizuara hajdutësh që vjedhin popullin e vet!”, u shpreh aktori.













