• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

08:35 : 19/06/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, i cili mat indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities – PPP).

Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.

Për Shqipërinë, indeksi për grupin “Karburante dhe lubrifikantë për mjetet private të transportit” ishte 110.5%, që do të thotë që për të blerë të njëjtën sasi karburanti, që një qytetari në BE do ti duheshin 100, një përdoruesi shqiptar të automjeteve do ti duheshin 110.5 euro.

Në terminologjinë e Eurostat, kjo kategori përfshin: benzinën, naftën, gazin për automjete (LPG/CNG), vajrat lubrifikues dhe produkte të ngjashme për mirëmbajtjen e automjeteve private.

Lexo edhe:

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

Ndonëse Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, në të ardhurat për frymë (43% e mesatares se BE) dhe konsumin individual sipas fuqisë blerëse  (48% e BE) duke lënë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, ata që kanë makina detyrohen të blejnë karburantin me çmime më të shtrenjta se shumë shtete më të zhvilluara.

Shqipëria renditet e pesta, sipas Eurostat, për çmimet e shtrenjta të karburanteve sipas fuqisë blerëse, pas Islandës (128.4%), Danimarkës (114.7), Holandës (114) dhe Zvicrës (113.7).

Nafta është shumë më e shtrenjte dhe se në rajon. Pas nesh renditet Serbia (96.1), Mali i Zi (85.6). Bosnjë Hercegovina është nga fundi i listës (76.3), së bashku me Maqedoninë e Veriut (72), me këtë të fundit, ku furnizohen një pjesë e mirë e shqiptarëve, që është e dyta më e lirë për karburantet në Europë, pas Turqisë (67.5). Mungojnë të dhënat për Kosovën.

Në krahasimin relativ me BE-në, Shqipëria është shtrenjtuar vazhdimisht. Çmimet e kapën mesataren e BE-së që në 2022-2023, u ngjitën në 106.6 në 2024-n, për të thelluar më tej diferencën në 2025-n.

Në pjesën e parë të 2026-s, diferenca mes çmimeve, sidomos me rajonin u thellua dhe më shumë, teksa vendet e tjera morën masa duke ulur barrën fiskale mbi karburantet, ndërsa qeveria shqiptare zbatoi një ulje të akcizës vetëm 5 ditë.

Arsyeja kryesore e diferencës së çmimeve lidhet me nivelin e lartë të taksave që paguhen për një litër karburant, që në Shqipëri përbëjnë rreth gjysmën e çmimit ndërsa në vendet e tjera të rajonit, rreth 30-35%./ Monitor

 

Etiketa: ekonominafteRritja e cmimeveShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

09:01 : 18/06/2026
AKTUALITET

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve e kalojnë për herë të parë mesataren e BE

08:15 : 18/06/2026
AKTUALITET

PD-ja ‘i kundërvihet’ Marta Kos: Po i shërben Edi Ramës dhe jo demokracisë

22:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali u dha të drejtën, por jo pensionin! Emigrantët prisnin prej muajsh

20:52 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026
AKTUALITET

Tregtia e jashtme, eksportet për muajin maj u rritën 3%, importet arritën 81 mld lekë

20:03 : 17/06/2026
Para

“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

TË GJITHA

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

10:55 : 19/06/2026

Alarmante! 9 në 10 persona nuk arrijnë të dallojnë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale

10:46 : 19/06/2026

Këndoi pa hixhab në koncert, muzikantja iraniane dënohet me 74 goditje kamzhiku

10:42 : 19/06/2026

Meksika kualifikohet në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës

10:31 : 19/06/2026

Zbulohen granata dhe armë në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë

10:25 : 19/06/2026

Ortaku i Donald Veshaj te 33-katëshi në Vlorë/ Ardi Kollçaku, marrëveshje me “grupin e kokainës” për “Kullën e Tiranës”

10:20 : 19/06/2026

Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

10:09 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetgrandpashabetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahis