Këtë të mërkurë mbahet protesta e 18 kundër kryeministrit Edi Rama, teksa ka nisur dhe grumbullimi tek sheshi Skënderbej.
Duke nisur që nga sot protestat do të nisin në orën 19:00, ndryshe nga 17 protetsta e para që startonin në 18:00, për shkak të kushteve atmosferike.
Protesta ka regjistruar një pjesëmarrje rekord, një marshim historik që i ka kaluar të gjitha pritshmëritë.
Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, Korcë, Fier etj ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.
Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës politike të korruptuar.














