• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia e Ramës për etikën e të rinjve në protestën e flamingove

Edi Rama po jep leksione për etikën e protestës, por historia e 21 Janarit e bën atë njeriun më pak të besueshëm për të folur mbi kufijtë e revoltës qytetare.

16:40 : 17/06/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka një ironi të madhe në përpjekjen e Edi Ramës për të marrë rolin e lektorit të etikës pas protestave të të rinjve në Tiranë. Në rolin e qytetarit të indinjuar për shkeljen e normave të edukatës, kryeministri publikoi pamje të protestuesve që ndërpresin për pak minuta atmosferën e një “fan zone” në sheshin “Skënderbej” dhe prej aty të ndërtojë një leksion të gjatë për ekstremizmin, intimidimin, linçimin dhe rrezikun që, sipas tij, turma paraqet për demokracinë.

Rama vazhdon pastaj me idenë se “kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes” dhe se “historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik”.

Më pas ai shpërndan videon ku një grup protestuesish afrohen tek Fan Zone dhe u bëjnë thirrje tifozëve t’i bashkohen protestës. Video më poshtë me diçiturën “Dy realitete shumë të ndryshme”:

Mesazhi është provokues. Krahasimet me Europën e paraluftës janë edhe më të forta. Por problemi i këtij leksioni nuk është thjesht se Rama ekzagjeron kur krahason protestën e flamingove me fillesat e lëvizjes naziste. Çështja është se autori i këtyre rreshtave është vetë Rama.

Ai është politikani që në karrierën e tij si lider opozitar ka regjistruar disa protesta të mëdha të organizuara nga strukturat e Partisë Socialiste dhe jo të gjitha kanë qenë paqësore.

Lexo edhe:

Zhupa: Rama flet për Europën, por bllokon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

“Dorëheqje pa kompromis”/ Mbahet sot protesta e 18-të për largimin e Ramës

Emblematike për nga dhuna që shfaqi, ka qenë protesta e 21 Janarit 2011, një organizim I thirrur, i drejtuar dhe i kontrolluar politikisht nga Partia Socialiste. Kjo ishte një demonstratë me objektiv të qartë politik: rrëzimin e qeverisë së kohës, pas video-skandalit të Ilir Metës, që sapo kishte dhënë dorëheqjen si zv.kryeministër.

Pamje të makinave që digjen në rrugë, nga protesta e 21 Janarit 2011, e organizuar nga PS

Vetë Rama ishte pjesë e kësaj proteste, diku në mes të turmës, duke i dhënë orientimin politik. Dihet tashmë se ajo protestë ishte konceptuar si një përplasje e dhunshme me policinë, dhe u kthye në një sulm ndaj institucioneve shtetërore, në shkatërrime të pronës publike dhe private. Nga plumbat që erdhën nga kryeministria mbetën katër qytetarë të vrarë në bulevard.

Ngjarjet e 21 Janarit mbeten një nga momentet më dramatike të tranzicionit shqiptar, por duhet thënë se ata nuk kanë asnjë krahasim me protestën paqësore që po zhvillohet këto ditë në Tiranë dhe për këtë mjaftojnë pak foto ilustruese.

Makina që digjen në rrugë, pamje nga protesta e 21 Janarit e organizuar nga Edi Rama dhe PS

Diferencat në sjelljen e protestuesve, atëherë dhe sot, janë si nata me ditën. Por dy protestat kanë edhe dallime të tjera që e tregojnë më mirë raportin me dhunën.

Dallimi i parë është se protesta e 21 Janarit ishte një protestë e organizuar dhe e drejtuar nga një parti politike. Kishte një udhëheqje të qartë, kishte një objektiv të qartë politik dhe kishte një përfitues të qartë: Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Protesta që po zhvillohet sot nuk ka një parti që e organizon dhe as një lider që e kontrollon. Përkundrazi, organizatorët po refuzojnë të atashohen me një parti politike. Edhe drejtuesit e partive politike që e mbështetën menjëherë protestën kanë preferuar të qëndrojnë larg podiumit. Ajo ka lindur si një revoltë qytetare dhe deri tani ka refuzuar të bëhet pronë e ndonjë force politike.

Dallimi i dytë është se protesta e 21 Janarit nga fillimi në fund karakterizohej nga një përplasje e dhunshme ndaj gjithçkaje që kishte përpara, që nga qytetarët e zakonshëm në rrugë deri te sulmet ndaj uniformave blu, institucioneve. Thuajse të gjitha makinat që ishin në rrugë atë ditë pranë kryeministrisë, përfunduan të djegura.

Protesta e sotme mund të ketë parrulla të ashpra, mund të ketë momente shumë të rralla tensioni, por nuk ka prodhuar dhunë të organizuar, nuk ka sulmuar institucione, nuk ka shkatërruar pronë publike. Përkundrazi në protestë janë të shumtë prindërit që marrin me vete fëmijët e tyre dhe marshojnë bashkë me ta. Po ashtu janë të shumtë të rinjtë dhe të rejat që duke marshuar përshëndeten me duartrokitje nga qytetarët. Në fund të çdo proteste sheh grupe protestuesish që pastrojnë ambjentin.

Dallimi i tretë është mënyra se si u përdorën politikisht këto protesta. 21 Janari u kthye në një simbol politik që Partia Socialiste që e përdori për vite me radhë në betejën e saj për pushtet. Jetët të ndërprera në mes nga plumbat e shtetit u bënë pjesë e një rrëfimi politik që e shoqëroi Edi Ramën deri në ardhjen e tij në qeveri e më tej.

Ndërsa protesta e sotme, me gjithë përpjekjet që janë bërë, nuk po lejon askënd ta marrë peng politikisht. Deri më tani ajo nuk po kërkon të çojë një parti në pushtet. Kjo është arsyeja pse ajo vazhdon të mbetet një protestë qytetare. Video më poshtë:

Prandaj, përpara se të marrë pozicionin e një profesori të edukatës qytetare dhe të flasë për “terrorizëm të rrugës”, për “turma që zëvendësojnë argumentin” apo për “linçim publik”, Edi Rama duhet të përballet me historinë e tij politike.

Ndoshta politikanë të tjerë mund të shprehen të indinjuar për ndonjë aspekt të etikës së protestuesve, mund të ketë akademikë, aktivistë apo qytetarë që mund të flasin për kufijtë e protestës demokratike. Por është e vështirë të pranohet që këtë rol ta marrë pikërisht njeriu që organizoi një ndër protestat më të dhunshme të dekadave të fundit dhe që e shfrytëzoi politikisht atë deri në ardhjen e tij në pushtet.

Në demokraci, revolta shfaqet në lloje të ndryshme protestash, qofshin këto të dhunshme apo jo. Ato mund të kritikohen, mund të kundërshtohen dhe mund të debatohen. Por kur vjen puna te etika për sjelljen e protestuesve, Edi Rama është ndoshta njeriu i fundit që mund të japë leksione./Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramaflamingoprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Rama flet për Europën, por bllokon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

19:02 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Dorëheqje pa kompromis”/ Mbahet sot protesta e 18-të për largimin e Ramës

17:25 : 17/06/2026
AKTUALITET

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama tenton ta shesë ‘sapunin për djathë’

17:17 : 17/06/2026
AKTUALITET

Amendamenti për Shqipërinë, Bardhi: PE flet me një zë me qytetarët, Rama të shfuqizojë ndryshimet

16:28 : 17/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës/ “The Economist”: Protestat kanë nervozuar kryeministrin

14:52 : 17/06/2026
Para

Padia për shpifje, Albana Vokshi fiton gjyqin ndaj Vilma Nushit: Përfituesja e 100 mln eurove të Check Up u rrëzua në Apel

TË GJITHA

Zhupa: Rama flet për Europën, por bllokon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

19:02 : 17/06/2026

“Ujë me kova si në mesjetë”/ Spitali i Peshkopisë në kushte skandaloze

18:53 : 17/06/2026

Papa përshëndet paktin SHBA-Iran: Duhet të eliminojmë armët

18:49 : 17/06/2026

Pse SHBA paraqitet në pozicion më të dobët se në fillim të luftës?

18:40 : 17/06/2026

Raporti i Parlamentit Europian dhe paradoksi i medias shqiptare: Më lart në renditje, të njëjtat shqetësime

18:31 : 17/06/2026

Nuk fshihet më! Hati shfaqet pranë partnerit të ri dhe ndez rrjetin

18:23 : 17/06/2026

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për emrat e rrugëve, Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët

18:18 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetsmovecasibommeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet giriş