• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

Një hetim i Prokurorisë së Posaçme zbuloi se si dhjetëra miliona euro u qarkulluan nga trafiku i drogës drejtpërsëdrejti në industrinë e ndërtimit në Tiranë, Vlorë e Palasë, ku kompanitë më të njohura të ndërtimit si dhe kullat më ikonike të Tiranës, krahas vilave në Green Coast, shërbyen për të kthyer në beton milionat e fituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

12:28 : 13/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në vitin 2021, Luçiano Koçeku, në atë kohë 39 vjeç, lindur në Bulqizë dhe emigrant në Londër, shkëmbeu dy sipërfaqe toke, njërën prej të cilave e kishte blerë një vit më herët nga kompania Nova Construction 2012, me sipërfaqe ndërtimi në pallatin që Nova Construction 2012 do të ndërtonte. Menjëherë pas kësaj, Koçeku filloi të kërkojë blerës për apartamentet, mes “kolegëve” të tij në Angli dhe Belgjikë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, SPAK, zbuloi gjashtë vite më vonë se këto transaksione ishin në fakt pjesë e një numri të lartë veprimesh juridike dhe financiare formale, të cilat kishin për qëllim final pastrimin e shumave monetare në rendin e dhjetëramiliona eurove, të cilat, Koçeku dhe bashkëpunëtorët e tij i kishin fituar në tregtinë ndërkombëtare të kokainës, të cilat u investuan në një numër pallatesh në Tiranë, pëfshirë ndërtesa ikonike si Garden Building te Rruga e Kavajës, por edhe në shumë parcela toke e vila në bregdetin e jugut, në zonën e Palasës dhe Gjilekës.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të datës 10 qershor 2026, vijon në 86 faqe dhe ka për objekt vendosjen e masës së sigurisë së sekuestros preventive për pronat që dyshohet se janë vënë si produkte të veprës penale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Vendimi rendit faqe pas faqeje dhjetëra apartamente, mijëra metra katrorë tokë dhe dyzina me llogari bankare me miliona euro gjendje, krahas pronave të tjera si automjetet e luksit, të cilat u vunë nën sekuestro.

Tetëdhjetë e dy njësi, kryesisht apartamente në Tiranë, dhjetëramijëra metra katrorë toka në Gjilekë e Palasë dhe mijëra metra katrore vila në komplekset turistike Green Coast e të tjera, u vunë nën sekuestro.

Ky ka gjasa do të jetë operacioni më i madh kundër pastrimit të parave në historinë e Shqipërisë dhe hetimi është ndërmarrë nga prokurorët Altin Dumani dhe Elida Kaçkini.

Lexo edhe:

Shpërndanin kokainë në lagjet Tiranës, vihen në pranga katër persona

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Drogë – Beton

Pallati Garden Building në Rrugën e Kavajës në Tiranë u ndërtua duke tërhequr vëmendjen me format e pazakonta arkitekturore, daljet shumë të dukshme pa mbështetje në tokë dhe ngjyrën imitim hekuri të ndryshkur. Përgjatë viteve të fundit, ajo është njohur si një nga ndërtesat më të kushtueshme në vend, ndonëse në pamje të jashtme, jo shumë fort e banuar.

Me një sipërfaqe prej 62 mijë metrash katrorë, një ndërtesë e tillë mund të kërkojë minimalisht 30 milionë euro për t’u ndërtuar me kosto minimale prej 500 eurosh për metër katrorë, ndërsa vlera e saj  në treg të hapur, me çmimet aktuale prej 2 mijë apo 3 mijë euro për metër katrorë,  mund të arrijë në 100 apo 200 milionë euro.

Në kërkesën për sekuestrimin e pronave të dyshuara, SPAK vëren se, sipas dëshmisë së të penduarit Erjon Alibej, “gjysma e vlerës së pallatit është investuar cash nga shtetasi Artur Koçeku.” (Artur është emër tjetër i Luçiano Koçekut).

Alibej, një ish-trafikant droge nga Elbasani, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë disa vite më parë, pas një lufte të përgjakshme me bandën e vëllezërve Çopja që nisi me vrasjen e të vëllait të tij dhe vijoi me një dyzinë të vrarësh e të plagosurish me atentate nga të dyja palët, duke përfshirë njerëz të pafajshëm.

Duke folur për prokurorët për këtë hetim, Alibej përshkroi mënyrën se si paratë e drogës u shfaqën në tregun e ndërtimit në Tiranë duke filluar nga viti 2020, për t’u materializuar në ndërtesa ikonike, me arkitektë të promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Pas fasadës paraqitet një botë biznesi me fatura të papaguara, mashtrime dhe gjobëvënie kriminale që duket se nuk janë raportuar në sistemin e drejtësisë.

Ilir Shtufi përballej me borxhe dhe me probleme me drejtësinë për shkak të akuzave për shitjen e një apartamenti disa herë, gjatë procesit të ndërtimit. Afrimi me Koçekun e ndihmoi Shtufin të paguante borxhet, të zgjidhte problemet me drejtësinë ndërsa, sipas fjalëve të Alibejt, “emri i Arturit i largoi gjobëvënësit”.

Prokurorët besojnë se Luçiano Koçeku ka nisur karrierën si trafikant rreth viteve 2008-2009, kryesisht në Angli ndërsa pas vitit 2015 besohet se ka hyrë në tregtinë ndërkombëtare të drogës, me trafik nga Amerika Latine për në Evropë. Suksesin financiar duket se e ka shënuar nga vitet 2017 apo 2018, kur edhe i është shfaqur nevoja për t’i investuar diku.

Grupi i Koçekut dhe infrastruktura për pastrimin e parave në formën e investimeve në pallatet e Shtufit, përbën një rast tjetër të një grupi kriminal, aktiviteti i të cilëve është zbuluar falë kapjes së komunikimeve në Sky ECC nga autoritetet franceze. Sipas një prej komunikimeve të Koçekut të vitit 2020, ky shprehet i sigurt se paratë e tij janë të pastruara me sukses dhe në mënyrë të sigurt.

“Skan ca mbejn mu jo i kam rregullu letrat mir me credina me gjana per ato kompani q kam, [SIC]” citohet komunikimi.

Ndërsa në realitet, sipas dëshmisë së të të penduarit Erjon Alibej, Koçeku sillej si pronar në objektet që ndërtoheshin nga Ilir Shtufi dhe se kompania e Shtufit u bë instrumenti dhe destinacioni i parave të shumë trafikantëve të tjerë të interesuar për të transformuar në apartamente dhe dyqane të ardhurat nga trafiku i drogës.

Koçekut dhe Shtufit, prokuroria i ka identifikuar edhe shumë prona të tjera. Pallati te Mine Peza, me pothuajse 34 mijë metra katrorë ndërtim, në të cilin u urdhërua sekuestroja preventive për 38% të ndërtesës dhe një numër apartamentesh, një pallat në Rrugën Stavri Themeli, në të cilin u bllokuan për llogari të hetimit 37 apartamente si dhe në pallatin Colonade në rrugën Dritan Hoxha, me sipërfaqe 31 mijë metra katrorë, ku u sekuestruan 29 apartamente.

Bumi i ndërtimit përfshiu Tiranën, bregdetin e jugut dhe, në një masë më të kufizuar, zonën e Golemit në bregdetin e Kavajës duke filluar nga viti 2018 e pas.

Vetë Nova Construction u bë kompania simbol pas ndërtimit të shumë kullave. Në faqen e saj të internetit paraqiten kulla të tilla simbol si Mali i Tiranës apo Hora Vertikale apo Bond Tower, të cilat paraqesin arkitekturë futuriste dhe që për momentin gjenden ende në fazën fillestare të punimeve. Vendimi i gjykatës ka vendosur sekuestro në vetëm tre nga kullat e kësaj kompanie ndërsa shumë të tjera nuk janë prekur.

Dyshimet dhe akuzat kanë qenë të shumta për përdorimin e sektorit të ndërtimit për pastrim parash, me disa raste të dokumentuara nga prokuroria,  ndërsa qeveria e kryeministrit Edi Rama ka këmbëngulur se aludime të tilla janë shpifje dhe baltë.

Vila e toka në jug

Vendimi i gjykatës për vendosjen e masës së sekuestrove preventive për pronat e dyshuara të grupit kriminal në fjalë, përshkruan me detaje se si, eksponentët e kësaj organizate funksionin njëkohësisht si investitorë dhe si sigurues të titujve të pronësisë. Në një nga episodet e dosjes tregohet se si përfaqësues të grupit ishin vënë në Vlorë në kërkim të personave që kishin prona të paregjistruara, për të cilat, ata mundësonin regjistrimin dhe më pas, blerjen. Prania e krimit të organizuar në tregun e pronave të patundshme në Vlorë është e ditur nga të gjithë. Në një rast vetë Edi Rama pranoi se mbi zyrtarët e hipoketës në këtë zonë ushtrohet presion kriminal ndërsa drejtuesit e zyrës janë ndërruar çdo pak muaj.

Gjileka, lagjja e Dhërmiut në të cilën përfshihet edhe zona ku gjatë viteve të fundit janë ndërtuar disa blloqe vilash dhe apartamentesh përmes të ashtuquajturit status të Investitorit Strategjik, përmendet së paku 200 herë në vendimin e gjykatës të disponuar nga BIRN. Së paku pesë vila janë identifikuar se janë blerë me të ardhura nga trafiku i drogës në këtë dosje.

Gjithsej 11 parcela toke në Gjilekë me sipërfaqe totale prej 113 mijë metrash  katrorë u vendosën nën sekuestro. Nëse supozohet një çmim prej 100 eurosh për metër katrorë, vlera e këtyre parcelave arrin në 11 milionë euro.

Vilat në fshatrat turistikë të ndërtuara gjatë viteve të fundit kanë qenë shpesh objekt i hetimeve të SPAK. Shumë prej tyre janë vendosur nën sekuestro, njëra e identifikuar si  pronë e fshehtë e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, tjetra si pronë e fshehtë e ish-kryeministres Belinda Balluku. Biznesmeni Samir Mane, i cili hapi rrugën për ndërtim në bregun  që dikur ishte zonë e gjelbërt, përmes statusit të investitorit strategjik, shfaqet disa herë në dosje si temë bisede mes trafikantëve. Në një rast në vitin 2021, Artur Koçeku i thotë një prej bashkëpunëtorëve se ka folur me Manen dhe ky i  fundit i ka kërkuar 3 milionë euro për të ndërtuar në tokat nën pronësinë e grupit në Palasë. Dëshira e grupit ishte ndërtimi i 40 vilave dhe i një hoteli me 120 dhoma. Prokuroria vëren se ka indicie që sugjerojnë se 1 milionë euro i janë paguar cash në shtëpi. Mbi Manen gjithsesi nuk rëndon asnjë akuzë nga kjo dosje.

Në total SPAK urdhëroi sekuestro për tetëmbëdhjetë vila, në Rolling Hils në Tiranë, në Green Coast, në Gjilekë si dhe në fshatin Jalë.

Falë komunikimeve në Sky ECC, SPAK ka arritur të identifikojë gjashtë raste të ngarkesave të këtij grupi kriminal të cilat janë sekuestruar nga agjencitë ligjzbatuese, në Holandë apo në Spanjë. Në total, kapjet që i atribuohen grupit arrijnë në 6 tonë kokainë. Çdo kilogramë besohet se i ka kushtuar grupit rreth 10 mijë euro bashkë me transportin, ndërsa çmimi i zakonshëm i shitjes është 25-30 mijë euro për kilogram. /BIRN/

Etiketa: betondrogeIlir Shtufikokaine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndanin kokainë në lagjet Tiranës, vihen në pranga katër persona

11:16 : 13/06/2026
AKTUALITET

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

10:05 : 13/06/2026
AKTUALITET

SPAK godet rrjetin e biznesmenëve, Ilir Shtufit i vihen prangat, sekuestrohen mln euro pasuri

20:01 : 12/06/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK për pastrim parash, si favorizohej Ilir Shtufi nga Balluku me tenderat e rrugëve

10:31 : 12/06/2026
AKTUALITET

Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim!

15:33 : 11/06/2026
AKTUALITET

Itali/ Fshehu 1 kg kokainë në lavatriçe dhe deodorantë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

11:24 : 11/06/2026
Para

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje

TË GJITHA

Ronaldo: Portugalia ka shanse për Botërorin, ekipi është gati

15:05 : 13/06/2026

Dyshohet se vrau Eglant Koçin, kjo është makina që Armand Shakaj përdori për të zhdukur trupin!

14:50 : 13/06/2026
Screenshot

Protestat për largimin e Ramës, aktorja Ema Ndoja i bashkohet qytetarëve në Tiranë

14:38 : 13/06/2026

11 grabitje brenda pak ditëve në Lezhë, arrestohet dyshja që hapte dyqanet natën

14:22 : 13/06/2026

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë pas aksidentit fatal

14:16 : 13/06/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në Mamurras, çfarë dyshohet

14:01 : 13/06/2026

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetgrandpashabetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet