Analisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për protestat që po zhvillohen në Tiranë kundër projektit në Zvërnec dhe kundër qeverisë.
Përmes një mesazhi të transmetuar gjatë protestës së 11-të, Mehmeti përgëzoi qytetarët për angazhimin e tyre, duke e cilësuar zërin e protestuesve si një burim shprese për shqiptarët. Ai tha se protestuesit po bëjnë atë që, sipas tij, nuk arritën ta bënin intelektualët dhe analistët në studio televizive.
Mehmeti i inkurajoi qytetarët të vazhdojnë rezistencën dhe të mos dorëzohen përballë presioneve, duke theksuar se ata po mbrojnë të ardhmen e vendit.
Në fund të mesazhit, ai u shpreh se protestuesit janë “heronjtë” e tij dhe se kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga brezat e mëparshëm për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
“Mos tregoni që maskarenjtë të treghojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj, i cili është ilaçi më i mirë i shpresës mbarëshqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive.
Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur, Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve?
Zëri juaj ngërthen tirrjen e shqioptarëve të kudo ndodhur. Shqipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtjëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj.
Keni të drejtë të na gjykobni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi”,- ishte mesazhi i Mehmetit.














