• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: PD mbështet kërkesat e protestuesve, por nuk jemi kundër investimeve të huaja

14:39 : 08/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sqaruar pozicionin e forcës që ai drejton ndaj protestave të fundit qytetare dhe rinore në vend, veçanërisht lidhur me tensionet në Zvërnec.

Duke iu përgjigjur zërave kritikë, ai sqaroi se partia nuk ka penguar asnjë anëtar të marrë pjesë, duke i cilësuar sulmet si tentativa të “opozitës së opozitës” për të manipuluar kauzën në favor të qeverisë.

Në përfundim, Berisha deklaroi se PD mbështet plotësisht 5 kërkesat e lëvizjes rinore, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu Berisha përsëriti se PD mbështet investimet e huaja në vend.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Lidhur me disa shkrime dhe komente të mediave për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj protestës së fuqishme rinore e qytetare, sqaroj sa vijon:

Së pari: Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh.

Së dyti: Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga “opozita e opozitës” si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të “opozitës së opozitës” për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Partia Demokratike është forca kryesore politike opozitare që këto vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm dhe ka paguar çmimin më të lartë në përballjen me narkoregjimin e Edi Ramës, këtij “Pashiqi” shqipfolës – por edhe me mbështetësit ndërkombëtarë të regjimit të tij. Ajo arriti të faktojë me vendosmëri para shqiptarëve dhe botës vërtetësinë e kauzës së saj, përmes 8 rezolutave të organizatave politike më të mëdha në botë dhe raporteve kryesore të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat dënohen me unanimitet shtypja e opozitës dhe pluralizmit politik, farsa elektorale, narkoshteti dhe plaçkitja e shqiptarëve nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.

Ndaj, edhe pas formulimit dhe paraqitjes publike të pesë kërkesave nga përfaqësuesit e Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare, Partia Demokratike mbështet fuqimisht largimin e regjimit të paligjshëm e narkodiktatorial të Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale më të rrezikshme në Evropë, kundër të cilit ajo organizoi 8 protesta të fuqishme si kryengritje paqësore kombëtare.

Kurse lidhur me mbështetjen e kërkesave të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare për anulimin e një sërë ligjesh të narkoqeverisë që lidhen me investimet strategjike, Korporatën e Investimeve, Partneritetet Publiko-Private (PPP), Paketën dhe Portën e Maleve, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, pa asnjë përjashtim, të gjitha ato janë kundërshtuar me forcën më të madhe nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar në komisionet dhe seancat parlamentare, e madje, në raste të caktuara, edhe në gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ndaj dhe ajo i mbështet pa asnjë rezervë këto kërkesa.

Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson shumë ndjeshmërinë dhe shpirtin e protestës së të rinjve, qytetarëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit si një arritje të madhe për kombin dhe Shqipërinë, por shton me vërtetësi se ajo është forca më e madhe politike që ka denoncuar dhe protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër batërdisë nga qeveritarët dhe oligarkët e qeverisë në:

Parkun Kombëtar të Butrintit;

Parkun Kombëtar të Shebenikut;

Parkun Kombëtar të Dajtit;

Luginën e Drinit me Hidrocentralin e Skavicës;

Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe de fakto asgjësimin e habitatit të shpendëve në Lagunën e Nartës;

Shkatërrimin e shtratit të lumenjve Shkumbin, Mat, etj.

Për të gjitha këto, ajo është krenare edhe për çmimin që ka paguar.

Së fundmi, Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t’i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Në këtë pikë, PDSH është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit, si në çdo rast tjetër në të cilat ai sillet si sulltan i një sulltanati jashtë kohe.

Duke përfunduar: Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet, arroganca, përçmimi dhe etiketimet e protestuesve. Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Etiketa: PDprotestaZvernec

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:05 : 08/06/2026
AKTUALITET

Delegacioni i BE në Tiranë del kundër Ramës: Mbro natyrën, sa je në kohë!

11:04 : 08/06/2026
AKTUALITET

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

09:56 : 08/06/2026
AKTUALITET

“Protestat po shkojnë drejt përshkallëzimit”, Malkaj: Rama ka lajthitur rëndë!

09:09 : 08/06/2026
AKTUALITET

“Ishte pika e fundit”/ Si dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:52 : 08/06/2026
AKTUALITET

Protestuesja i përgjigjet Ramës: The se po prishim turizmin, por po na njeh gjithë bota

20:13 : 07/06/2026
Para

Shkarkimi i Kreshnik Hajdarit, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

TË GJITHA

Tabaku: Protesta kundër sistemit të korruptuar dhe arrogancës, shkaqe të pakënaqësisë popullore

17:08 : 08/06/2026

Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, flet shoku i viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

17:00 : 08/06/2026

Shiu i rrëmbyer përfshin Bulqizën, probleme në qarkullim

16:51 : 08/06/2026

Hall edhe për të ngrënë, mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

16:42 : 08/06/2026

Qipro dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për praninë e forcave franceze në ishull!

16:34 : 08/06/2026

Shqiptarët peticion për largimin e Ramës, firmosin mbi 450 mijë persona

16:20 : 08/06/2026

Panik në New York pak ditë nga nisja e Botërorit, 6 persona sulmohen me thikë pranë Madison Square Garden

16:12 : 08/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbetultrabetjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvardeneme bonusu veren siteler 2026Casibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş