Dy turistë italianë që ndodheshin në Tiranë i janë bashkuar protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili sot ka deklaruar se protestat mund të trembin turistët dhe të dëmtojnë sezonin turistik.
Turistja italiane tha se ajo dhe të tjerët që janë me të nuk ndihen të frikësuar nga protestat dhe e konsiderojnë të rëndësishme që qytetarët të ngrenë zërin e tyre për të drejtat dhe transparencën e qeverisë.
“Përshëndetje, ne jemi nga Italia. Jemi të lumtur që jemi këtu me ju, si turistë në vendin tuaj. Vëllezër dhe motra shqiptarë, ne nuk jemi të frikësuar. Protesta juaj nuk na frikëson. Është e rëndësishme të ngrini zërin për të drejtat tuaja, për transparencën e qeverisë. Faleminderit që ishit kaq mikpritës”, tha ajo.
Një tjetër turist italian tha se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ka parë një popull krenar që, sipas tij, nuk përkulet përballë parasë.
“Këto ditë që kam qenë këtu, kam parë një popull krenar! Kam parë një popull që nuk përkulet përballë lekëve. Mendojnë se mund t’ju blejnë, por nuk është kështu. Shqipëria ka shqiptarët. Vazhdoni kështu! Forca, Shqipëria”, tha ai.














