Një fletë e madhe e gjatë është vendosur në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pasditen e sotme në mbyllje të protestës kundër Ramës.
Në ‘çarçafin’ e bardhë protestuesit kanë shkruar të gjitha padrejtësisë që ata mendojnë se u kanë ardhur nga keqqeverisja.
Në listë përfshihet, ikja e të afërme në emigrim, pagat e ulëta, korrupsioni, trashëgimia kulturore, shkollimi e të tjera.
Protestuesit u larguan nga bulevardi në mbyllje të protestës, por fleta e madhe e bardhë me titullin ‘Çarçafi i padrejtësive’ është lënë në shesh. ‘peshqesh’ për Ramën.














