• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!

21:10 : 05/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 5 qershor, denoncimin e qytetares Rudina Zaimi, e cila i’u drejtua emisionit “Stop” për një problem të pazakontë.

Ajo pohoi se është martuar me qytetarin Çlirim Zaimi që në vitin 1995, por në regjistrat e gjendjes civile rezulton beqare.

Sipas qytetares Zaimi, ajo është me origjinë nga Maminasi dhe më pas ka qenë banore e Njësisë Administrative nr. 7 në Tiranë. Martesa, sipas saj, është regjistruar në ish-Zyrën e Gjendjes Civile të Njësisë nr. 9, pranë godinës së “Zërit të Popullit”.

Megjithatë, sot ajo nuk rezulton e martuar në asnjë prej regjistrave, ku ka kërkuar informacion. Rudina shprehet, se është interesuar në Maminas dhe në Skrapar, por askund nuk figuron e martuar.

“Kur shkoj për të marr aktin e martesës që m’u desh për punën e pronave në fshat, më thanë nuk figuron këtu, nuk e ke këtu, e ke në Skrapar. Shkoj në Skrapar, nuk e gjej, nuk jam, se e di që e kam bërë në Tiranë.”

Lexo edhe:

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

Më pas është drejtuar në Njësinë Administrative nr. 7, ku gjithashtu nuk ka gjetur zgjidhje. Dokumenti i vetëm, që disponon është një vërtetim i lëshuar vite më parë nga Njësia nr. 9, ku rezulton e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

“U interesova tek njësia 7 dhe më thanë e ke në Skrapar, u thashë që në Skrapar nuk kam bërë akt martese, e kam bërë në Tiranë edhe pse e kam burrin nga Skrapari.”

Sot, sipas saj, edhe kjo zyrë e mohon ekzistencën e të dhënave. Me humor Rudina thotë, se nuk do, që institucionet ta ndajnë nga bashkëshorti, pasi edhe pas 30 vjetësh e do të shoqin.

“Jam në trung familjeje, jam me dy kalamaj, më është bërë çuni 30 vjeç e tjetri 27. Se di pse s’dal e martuar shyqyr që kam letrën të paktën… Po e dua mi atë burrë, Çlirimin. Po jo mi zemër se s’ më ka ndryshuar mendja fare, jo. Do e mbroj dashurinë me çdo kusht, derisa të gjendet, se përderisa kam letrën origjinale, ç’është kjo? Të ma gjejnë aktin e martesës, ku e kanë çuar? Pse s’po ma japin, çfarë kanë bërë? Kërkoj të figuroj e martuar.”

Në Njësinë Administrative nr. 7, zyrtarët konfirmojnë se kanë ndjekur rastin, por sipas verifikimeve të tyre Rudina nuk rezulton e martuar në sistem.

Sipas tyre, zgjidhja mund të kërkohet vetëm përmes gjykatës. Në Bashkinë e Tiranës vlerësohet, se çështja shkon përtej kompetencave të zyrës lokale dhe se zgjidhja duhet kërkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Përgjegjësja e zyrës, Gjendja Civile 7:

-Sa të harxhojë kohë poshtë edhe lart, Rudina duhet të vejë në Gjykatë zemër, sepse akti i martesës së Rudinës, nuk është mbajtur fare.

-Odeta, ti ke qenë prezente, që është paraqitur, sepse…

-Në bazë të dokumentacionit të mbledhur nga zyra e gjendjes civile të bashkëshortit të saj, nga verifikimi, që kemi bërë… unë i kam bërë verifikimet shumë të thella, dhe kam konstatuar, që kur ka ardhur transferimi, i shoqi në komunë është beqar. Që do të thotë, unë nuk aludoj, por akt-martese nuk ka! Bashkia e Tiranës, pavarësisht se tek cila, njësia, 8, 9 apo 7, e ka kontrolluar të gjithë arkivën e vitit ‘94, ‘95, ‘96 dhe nuk është gjendur akti. Në këto raste, kur akti nuk gjendet sipas kodit civil, bëhet vërtetim fakti me vendim gjykate.

/Emisioni STOP

Etiketa: denoncimgjendja civileTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

PAMJE nga aksidenti në Tiranë/ Sa të plagosur shkaktoi autobusi “Green Line” i Nadir Çaushollit

17:23 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026
Para

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş