Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur një i vdekur e 3 të plagosur.
Janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Mjeti tjetër Audi ka pësuar dëmtime të shumta.
Si pasojë raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë ndodhur në vendngjarje ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.














