• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Bashkia e Elbasanit, nëpërmjet ndërmarrjes së Ujësjellësit të qytetit, ka aplikuar prej vitesh një skemë abuzive të ngjashme me inceneratorin fantazëm-qytetarët paguajnë tarifë për përpunimin e ujërave të ndotur, ndërkohë që nuk ekziston një impiant i tillë.

Administratori i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Elbasan, Luan Tabaku, pranon zyrtarisht se “ndërtimi i Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotur-ITUN është pjesë e planeve afatgjata” të kompanisë publike dhe se “ngritja e tij do të realizohet pas hartimit të studimit të fizibilitetit dhe projektit që do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit”.

Tabaku thotë se banorët e qytetit faturohen njëlloj, si për ujin e pijshëm, ashtu edhe për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur. Sipas tij, ky faturim është një detyrim që rrjedh nga në një vendim të Entit Rregullator të Ujit (ERRU), miratuar në vitin 2025.

Në foto: Ujësjellësi i Elbasanit pranon se nuk ekziston Impiant i Përpunimit të Ujërave të Ndotur

Megjithatë, Administratori Luan Tabaku shmang faktin se vendimi i ERRU, datë 1 Korrik 2025, është miratuar pas propozimit të dërguar nga Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime të Elbasanit, mbështetur nga bashkia e drejtuar nga Gledjan Llatja.

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

Rreth një vit më parë, Ujësjellësi i Elbasanit i propozoi Entit Rregullator të Ujit rritjen e tarifave për “furnizimin me ujin e pijshëm dhe pastrimin e përpunimin e ujërave të ndotur”.

Në atë kërkesë, Ujësjellësi i Elbasanit argumentonte se Shoqëria Rajonale tashmë kishte brenda saj edhe ish-strukturat e ngjashme të bashkive të qarkut, përfshirë Librazhdin, Prrenjasin dhe Peqinin dhe se ky riorganizim institucional kërkonte një menaxhim më të madh dhe, rrjedhimisht, edhe tarifa më të larta.

Në foto: Administratori i Ujësjellësit Elbasan, Luan Tabaku

Enti Rregullator i Ujit e pranoi kërkesën e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime Elbasan, të drejtuar nga Tabaku. Sipas vendimi të korrikut 2025, qytetarëve të Elbasanit u shtohej me 30 përqind çmimi për metër/kub ujë të pijshëm, si edhe u dyfishohej tarifa për shërbimin për ujërat e ndotur.

Tarifa për ujërat e ndotur është konsideruar tërësisht abuzive nga drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike në Elbasan. Kryetari i degës, Alis Narazani, deklaroi në një konferencë për media se “bëhet fjalë për abuzimin me faturimin e ujit, për tarifat e padrejta që u vendosen qytetarëve dhe për dështimin e Bashkisë Elbasan në mbikëqyrjen e fondeve publike dhe të taksave të qytetarëve të Elbasanit”.

Në foto (nga e majta): Zmir Muzhaqi, Alis Narazani dhe Bianka Çopja

Ndërsa kryetarja e grupit të këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, Bianka Çopja, dha detaje më të zgjeruara mbi atë që e konsideroi si “vjedhje e hapur për një shërbim që nuk ekziston!”.

E shoqëruar edhe nga këshilltari opozitar, Zmir Muzhaqi, zonja Çopja tha se “Ndërmarrja e ujësjellësit sapo ka pranuar zyrtarisht dhe me shkrim se qyteti i Elbasanit nuk ka një Impiant të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN). Impianti, sipas tyre, qenka thjesht një “plan afatgjatë”, një projekt në letër, një ëndërr në sirtar!”.

Duke iu referuar një komunikimi shkresor me Ujësjellësin e Elbasanit, këshilltarja Çopja kishte një pyetje të drejtëpërdrejtë për kryebashkiakun, Gledjan Llatja.

“Nëse Elbasani nuk ka impiant, nëse ujërat e ndotura nuk trajtohen dhe nuk pastrohen, përse qytetarët vazhdojnë të paguajnë tarifë kanalizimi dhe trajtimi çdo muaj?!”

Në foto: Kryekëshilltarja bashkiake e opozitës, Bianka Çopja, duke denoncuar tarifat abuzive të Ndërmarrjes së Ujësjellësit

Natyrisht, Çopja nuk shpreson në një përgjigje nga Llatja, pasi ai, edhe herë të tjera, ka refuzuar të bëjë transparencë për projektet e Bashkisë dhe ata të dy po përballen në një proces gjyqësor që ka nisur në Gjykatën Administrative të Tiranës, pikërisht, për të detyruar kreun vendor që të japë informacionin e kërkuar.

Sa i përket tarifës së pastrimit dhe përpunimit të ujërave të ndotur, Bianka Çopja vijoi më tej: “Po paguajmë për një shërbim fantazmë! Po paguajmë për tuba të shtruar që në kohën e komunizmit, të cilët nuk kanë parë asnjë investim real. Përgjigjja e tyre thotë se paratë tuaja mblidhen për të krijuar “një fond rezervë” për investime të ardhshme. Kjo është e paligjshme dhe e pamoralshme! Ju nuk mund t’u merrni lekët sot qytetarëve për një shërbim që mbase do t’ua ofroni pas 10 apo 20 vitesh!”.

Etiketa: Bianka ÇopjaelbasanGledian LlatjaLuan Tabakuujësjellës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
AKTUALITET

U aksidentua një ditë më parë bashkë me fëmijën në Elbasan, 38-vjeçarja në gjendje kome

17:03 : 30/05/2026
AKTUALITET

Shembje në rrugën Elbasan-Librazhd, qytetarët bllokohen në trafik

16:37 : 28/05/2026
AKTUALITET

7-vjeçari mbeti viktimë e aksidentit në Elbasan, KMSH: Publikimi i fotove, shkelje e rëndë

15:50 : 26/05/2026
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Elbasan, reagon shkolla ku shkonte 7-vjeçari: Një engjëll u largua padrejtësisht

15:03 : 26/05/2026
AKTUALITET

“Jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time”/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, çfarë deklaroi producenti Bozo

11:31 : 25/05/2026
Para

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

TË GJITHA

Aksidentohet urbani i “Unazës” në Tiranë, disa persona të plagosur

17:05 : 05/06/2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë kriptovalutat me 15%!

16:51 : 05/06/2026

Mbahet sot protesta e 6-të për Zvërnecin, ja 5 kërkesat për qeverinë

16:40 : 05/06/2026

Sky News jehonë çështjes së Zvërnecit: Shqiptarët kundër planit të Jared Kushner për resortin luksoz

16:31 : 05/06/2026

Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet

16:31 : 05/06/2026

Përplasen dy automjete në Sarandë, njëra përmbyset në rrugë

16:19 : 05/06/2026

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibom