• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama drejt Vlorës/ Presion administratës të jetë prezente

21:21 : 01/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e Boldnews ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po organizohet pjesëmarrja në takimin që Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë në Vlorë.

Sipas mesazhit të dërguar në redaksi, drejtuesve të strukturave u është kërkuar të hartojnë lista me emrat e personave që do të marrin pjesë në aktivitet, duke përfshirë jo vetëm punonjës të institucioneve, por edhe persona jashtë tyre.

Në listë kërkohet të përfshihen emri, mbiemri dhe numri i telefonit i çdo pjesëmarrësi, me argumentin se më pas ata do të kontaktohen nga selia për konfirmim.

“Ditën e premte do të zhvillohet takimi me Kryeministrin dhe nga secila OS kërkohet lista e personave që do të marrin pjesë (edhe jashtë OS-së, pasi synohet një pjesëmarrje sa më e gjerë)… Këto të dhëna nevojiten pasi pjesëmarrësit do të kontaktohen nga Selia për konfirmim.Ju lutem, dërgojini listat brenda paradites së nesërme.”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Boldnews.

Kjo është një formë presioni ndaj administratës për të siguruar pjesëmarrje sa më të lartë në aktivitetin e Kryeministrit.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Denoncimi rikthen në vëmendje raste të ngjashme të raportuara ndër vite.

20 PRILL 2018 – Denoncimi për takimin e Ramës në Fier

Një tjetër rast u raportua më 20 prill 2018, kur u denoncua se drejtues të institucioneve shtetërore në Fier po detyronin punonjësit të merrnin pjesë në një takim të Kryeministrit Edi Rama në bibliotekën e qytetit.

Sipas denoncimit të publikuar atëherë, drejtuesit e institucioneve do të verifikonin pjesëmarrjen në hyrje të aktivitetit dhe mungesat do të evidentoheshin.

Në mesazh pretendohej se punonjësit kërcënoheshin me largim nga puna nëse nuk merrnin pjesë në takim.

Statusi i  Berishes: Qarkut po i detyrojne punonjesit qe te jene te pranishem ne takim. Piktori deshtak takim me detyrim! Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb “Doktor pershendetje! Ju shkruaj per te denoncuar faktin qe Edvin Shullazi ka takim te Biblioteka e Rrethit Fier, ne oren 16.00 dhe drejtoret e Bashkise Fier, UKT, OSSHE dhe ne te gjitha institucionet shteterore te Qarkut po i detyrojne punonjesit qe te jene te pranishem ne takim. Eshte e turpshme sesi kercenohen me heqje nga puna nese nuk shkojne. Drejtoret do qendrojne te hyrja e Bibliotekes ne oren 16.00 per te bere apelin, me mungesa. Kush nuk vjen, te henen merr leter per largim nga puna ! Qytetaret nuk e duan me narkokryeministrin dhe prandaj ai merr masa qe mos ti deshtoje aktiviteti, dhe ti hedhe hi syve popullit me propagande komuniste. TURP TURP TURP!”

PRILL 2021 – Padia e PD në SPAK për presion ndaj administratës

Në prill 2021, Partia Demokratike depozitoi një kallëzim në SPAK ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për presion ndaj administratës publike në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas PD-së, deklaratat e Ramës ndaj punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë përbënin kërcënim dhe shantazh politik, duke lidhur vendin e punës me mbështetjen elektorale për Partinë Socialiste.

Opozita kërkoi hetim për disa vepra penale, mes tyre shpërdorim detyre, korrupsion në zgjedhje, përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe kanosje të pjesëmarrësve në zgjedhje.

27 KORRIK 2022 – SMS për administratën para aktivitetit të Ramës në Tiranë

Një nga rastet më të përfolura u denoncua më 27 korrik 2022, kur u publikua një mesazh që u ishte dërguar punonjësve të administratës publike për pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar në Sheshin Skënderbej me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në mesazh kërkohej që drejtuesit të dërgonin listat me emra, mbiemra dhe numra telefoni të punonjësve, ndërsa pjesëmarrja cilësohej si “e detyrueshme dhe e domosdoshme”.

Për pjesëmarrësit ishte parashikuar edhe transport me autobusë drejt Tiranës.

Etiketa: administrata publikeEdi Ramakercenim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

“‘Zvërneci do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Lala: Çfarë ka në duar SPAK

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom