Një aksident është shënuar në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit. Një automjet tip Benz është përplasur nga një mjet tip Ford.
Mësohet se i plagosur ka mbetur një pasagjer që udhëtonte në mjetin tip Ford, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjes.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se mjeti tip Benz ka frenuar teksa mjeti tip Ford hynte në korsinë e ngadalësimit.














