Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike.
Në procesin e zgjedhjeve për referendumin, të zhvilluar këtë të shtunë, Berisha është rizgjedhur në krye të PD-së me 37 341 vota pro.
Të dhënat janë bërë publike nga Albana Vokshi, e cila në një prononcim për mediat deklaroi se nga 38 902 vota të numëruara 37 341 janë pro Berishës.
“Përmes një procesit transparent, të rregullt të qetë dhe me një pjesëmarrje masive. Nga përpunimi i të dhënave paraprake, 77 degët e PD, numri total i votave të numëruara është 39 441. Pra rreth 40 mijë. Vota të vlefshme, 38 902. Vota pro kryetarit Sali Berisha 37 341”, tha Vokshi.














