Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.
Një automjet tip “Toyota” me targa AA 209 JX, që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri ka përplasur për vdekje shtetasen Heidije Bajrami, rreth 65 vjeç, e cila ishte duke kaluar rrugën.
65-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.














