• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për drejtimin e Partisë Demokratike, gjykata e Tiranës refuzon Evi Kokalarin

11:33 : 20/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Tiranës ka refuzuar të shqyrtojë padinë e Evi Kokalarit për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Gjyqtarja Marjola Beluli ka konstatuar problematika të rëndësishme të karakterit formal, duke vendosur rikthimin e akteve paditëses.

Vendimi është marrë në datë 15 Maj 2026 dhe është zbardhur vetëm së fundmi. Kokalari, e cila ka deklaruar gjithnjë publikisht se është anëtarë e Grupit të Rithemelimit, një strukturë e krijuar në vitin 2023 dhe që kulmoi me largimin nga detyra të ish-kryetarit Lulzim Basha, ka shprehur publikisht vullnetin e saj për të garuar për kreun e PD-së, në zgjedhjet e pritshme të 23 majit 2026.

Rezidente prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kokalari dorëzoi aplikimin e saj në datën e fundit të pranimit të dokumentacioni, në 30 Prill 2026, për garën për drejtimin e Partisë Demokratike, nëpërmjet një “Letër Interesi”, drejtuar kreu aktual, Sali Berisha.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

Kërkesa (padia)

Siç thuhet në dokumentacionin e dorëzuar në gjykatë, “…në këtë letër, paditësja ka protestuar kundër kritereve të reja të vendosura në mënyrë të njëanshme dhe të vonuar, të cilat ajo i konsideron antikushtetuese dhe të hartuara posaçërisht për të diskualifikuar themeluesit e Rithemelimit, përfshirë veten e saj”.

Gjithashtu, paditësja (kërkuesja) informon gjykatën se “dokumentacioni përkatës është refuzuar të merret në dorëzim nga personeli apo funksionarët e Partisë Demokratike me motivacionin se “nuk pranojmë zarfe dorazi”.

Në foto: Pjesë nga kërkesa (padia) e aplikantes, Evi Kokalari

Më tej, Kokalari i thotë trupës gjykuese se, “në pamundësi për të dorëzuar dokumentacionin në formë fizike përfaqsuesit kanë vendosur që dokumentacionin ta depozitojnë në rrugë postare, si një nga format e njohura ligjore për depozitimin e tij. Për këtë arsye nëpërmjet dërgesës postare numër 110693xxxx, datë 30.04.2026, me subjekt shërbimin postar DHL. Kjo dërgesë postare rezulton të jetë dorëzuar me datë 04 maj 2026 ora 12.57”.

Kokalari thekson se “refuzimi i pranimit të dokumentacionit nuk ka asnjë bazë statutore apo ligjore”.

Kërkuesja (paditësja) sjell në vëmendje të gjykatës se “ka tentuar të hyjë në garën për Kryetare të Partisë Demokratike që në 19 mars 2026, kur avokati i saj, Ronald D. Coleman (avokat i licencuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës), i ka dërguar letër zyrtare Z. Sali Berisha, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në këtë letër, avokati Coleman kërkoi zyrtarisht që paditësja të lejohej të paraqiste kandidaturën e saj, duke theksuar statusin e saj si themeluese e lëvizjes së Rithemelimit dhe rolin e saj vendimtar në largimin e Lulzim Bashës nga udhëheqja e parties”.

Megjithatë, thekson paditësja, ajo rezulton se është njohur me procedurat e kandidimit për kreun e Partisë Demokratike vetëm në 29 prill 2026, një ditë para mbylljes së afatit të aplikimeve.

“Nga media jam vënë në dijeni të vendimit 35/1, datë 18.03.2026 të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), “Për nisjen e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, thotë Kokalari.

Në 5 maj 2026, Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë ka miratuar me votë unanime vendimin e KOKOE-s, duke lënë si kandidat të vetëm për postin e Kryetarit të Partisë z. Sali Berisha.

Në të njëjtën mbledhje, siç thekson Kokalari në kërkesën drejtuar gjykates, “Kryesia ka vendosur me votë unanime përjashtimin e të gjithë kandidatëve të tjerë, përfshirë paditësen Znj. Evi Kokalari dhe kandidatët e tjerë, me argumentin se ‘nuk janë anëtarë të PD-së’”.

Sipas paditëses (kërkueses), “ky vendim i ri konfirmon vazhdimin e praktikës së përjashtimit sistematik të kandidatëve konkurrues dhe thellimin e shkeljeve statutore në kohë reale”.

Duke paraqitur pranë trupës gjykuese një “Vërtetim” të Gjykatës së Tiranës, datë 22 korrik 2024, në të cilin është shënuar se Kokalari është anëtare e Komisionit të Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH-së, ajo thotë se është anëtare e Partisë Demokratike dhe se përjashtimi i saj nga gara është anti-ligjor e anti-statutor.

Për këto arsye, ajo kërkoi nga gjykata “Marrjen e masës së sigurimit të padisë duke pezulluar veprimet e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) si dhe cdo veprimi tjetër organizativ dhe elektoral për procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

Gjykata e refuzon

Gjykata e Tiranës, pasi mori në shqyrtim kërkesën e Evi Kokalarit, vendosi “kthimin e akteve”, për shkak të mungesës së disa aspekteve formale. Në vendimin e datës 15 Maj 2026, të siguruar nga “Boldnews.al”, gjyqtarja Marjola Beluli rendit pesë arsye:

– Së pari, nuk është paguar tarifa e kërkesës sipas ligjit, dhe as shpenzimet paraprake për njoftimin e palëve.

– Së dyti, nga pala paditëse është përcaktuar si adresë për efekt njoftimi adresa pranë Avokate Livia Xhafa. Bashkëlidhur kërkesës nuk rezultoi i dorëzuar akti i përfaqësimit prokurë e posaçme ose e pergjithshme.

Në foto: Vendimi i gjykatës për kërkesën (padinë) e Evi Kokalarit

– Së treti, në tërësi aktet e dorëzuara në gjykatë, bashkëlidhur kërkesës, duke përjashtuar aktin çertifikatë lindje për Evi Kokalarin, rezultuan të dorëzuara jo në formën e kërkuar ligjore, pasi janë dorëzuar në fotokopje. Aktet provuese në Gjykatë duhet të dorëzohen ose në origjinal, ose të noterizuara në përputhje me Ligjin. Nr. 110/2018 “Për noterinë në RSh” ose të njehsuara nga instituconet perkatëse, nëse parashikohet sipas ligjeve te veçanta një e drejtë e tillë. Në këtë rast, aktet janë dorëzuar ose fotokopje e thjeshtë ose fotokopje me ngjyra.

– Së katërti, u konstatuan gjithashtu, se aktet nëpërmjet të cilave pala kërkuese pretendon të provojë dërgesën e bërë me postë nuk janë në gjuhën shqipe. Aktet duhe të jenë të përkthyera rregullisht në përputhje me ligjin.

– Së pesti, edhe formalisht kërkesa nuk është paraqitur e rregullt, herë paraqitet si kërkesë dhe herë si padi. Pala në këtë rast duhet të qartësojë pozitën procedurale të palëve.

Mbi këto argumenta, gjykata e Tiranës ka vendosur “kthimin e akteve” paditëses (kërkeses) Evi Kokalari, pa marrë në shqyrtim themelin e çështjes.

Më herët, Gjykata e Tiranës vendosi kthimin e akteve edhe për një padi të aplikantes tjetër për garën për kryetar të Partisë Demokratike, Mereme Sela.

LEXO EDHE

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së/ Gjykata refuzon Meremen

Etiketa: Evi Kokalarigjykata e tiranesPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha ‘këshillon’ Ramën si ta zgjidhë problemin e projektit të Zvërnecit

14:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha mbron projektin në Zvërnec: Ata që qajnë, grup hipokritësh

14:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha flet pas takimit me Metën: Burgosja, farsë e montuar me porosi të Ramës

12:12 : 03/06/2026
Para

Dosja "Veliaj"/ SPAK pritej të jepte pretencën, shtyhet seanca për 7 të pandehurit me gjykim të shkurtuar

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkbetparkbetparkCasibom