Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (19 maj), në aksin Fier-Roskovec, në vendin e quajtur Kuman.
Një mjet tip “Citroen”, me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari, dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marrë lëndime në trup.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun.














