TikTok-eri Aleks Visha ka përfunduar në prangat e autoriteteve në Dubai.
Vetë Visha ka qenë ai që e ka bërë publik lajmin, duke shpërndarë pamje nga momenti i ndalimit në rrjetet sociale. Megjithatë, ai nuk ka dhënë sqarime të detajuara mbi arsyet konkrete që çuan në arrestimin e tij, duke lënë hapësirë për shumë pikëpyetje.
Sipas asaj që ai shkruan në videon e publikuar, ndalimi i tij mund të lidhet me një fushatë humanitare të hapur në platformën GoFundMe, ku pretendohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë që vuan nga leuçemia. Në mbishkrimin e videos, Visha shprehet: “Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450 mijë dollarë, direkt në burg. Pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thonë se jam kriminel?”
Mbetet e paqartë nëse arrestimi lidhet drejtpërdrejt me fushatën e mbledhjes së fondeve apo nëse ka elementë të tjerë që janë nën hetim nga autoritetet lokale.














