• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama nuk bën xixa, frika nga zjarri në PS

13:12 : 16/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sa herë Rama fliste, shumë strukeshin, skuqeshin kur i kritikonte dhe qeshnin nga sikleti teksa i ironizonte deri në tallje përbuzëse, por “viktimat” e tij nuk bënin zë, asnjë përshpërime shpirti nuk nxirrnin.

Frikeshin nga dyshimi që “i plotfuqishmi” do mënjanonte, flakte, apo harronte në listat e deputetëve, e aq më pak ministrave. Tashmë është e kundërta, disa syresh që kanë dalë kundër politikave të tij, mezi presin që Rama t’i kritikojë, shantazhojë e madje japë ultimatum për përjashtime nga partia.

Këtë kërkon sot Elisa Spiropali, e cila u kërcënua nga Rama që nuk do ketë më një herë të tretë për të, por ajo reagoi për të tretën, po bëhet gati për të katërtën dhe mezi pret që Rama të bëjë të fortin, e aq më shumë të artikulojë “perjashtimin zyrtar”. Ajo kërkon një shkëndijë, por Rama druhet që tia japë pasi mund të ndizet zjarr i madh zemërate nga të tijët, individë e grupime individësh.

Ish-ministrja u hakërrua së fundmi nga kreu i qeverisë pasi sipas tij “herën e parë nuk erdhe në votim (votimin kundër kerkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut). Herën e dytë bëre çarçafin (i referohet postimit në fb) dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”. Spiropali nuk hezitoi, bëri një tjetër “çarçaf” të gjatë e kopsituar kundër formës së qeverisjes së Ramën, madje edhe duke e sfiduar: “Më përjashto”.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Rama nuk guxoi. Nga ana tjetër edhe Erion Braçe ka dalë hapur, fare hapur, për të qenë ai kandidat i PS-së i Bashkisë Tiranë, duke refuzuar, sfiduar, e nënçmuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut të shpallur me vendim personal të Ramës. As Braçes nuk i kthen qoftë edhe një fjalë.

Rama e kupton më mirë se kushdo tjetër që forma që ka gjetur për qeverisjen përjashton disa individë që janë politik, duke qeverisur me personazhe pa identitet, pa mendim personal e madje as gjykim përtej gjykimit të Ramës që e ripërsërisin si papagaj të stërvitur. Edhe ata që sot sfidojnë, dikur (jo shumë larg) ishin po aq adhurues deri në vetëmohim të Ramës, por tashmë shumëçka ka ndryshuar.

Në PS ka diçka më shumë se pakënaqësia. Konflikte mes njëri-tjetrit në elitën e qeverisjes dhe Parlament. Xhelozi të hapur për fuqinë ekonomike dhe lidhjet që kanë me “grupet e krimit”. Kryeministri nuk është më në gjendje të ruajë balancat. Haptas e ka bërë zgjedhjen e tij, duke qeverisur me grupimin e ish-zëvendëses së tij Belinda Balluku dhe individë të tjerë pa bosht, që meritën më të madhe kanë “puthadorën” që o ofron postin.

Përtej të pakënaqurve të hapur, ka edhe hatërmbetës që në pamundësi por edhe mungesë guximi që t’i kthehen Ramës, merren me goditjet e vogla ndaj të preferuarve të Ramës. Dukshëm kreu i grupit Parlamentar të PS-së ka një mllef të shtuar ndaj “qingjit që thith kopenë”, kryeparlamentarit Niko Peleshi, nga ana tjetër Ulsi Manja i zhgraduar në poste, tenton të bëjë të gjallin duke goditur me spond.

Sikur të mos i mjaftonte kjo, dalja e mundëshme (madje shumë e mundshme) nga qelia e Erion Veliajt, nëpër shallkuqit të Gjykatës së Lartë, mund ta riaktivizonte këtë të fundit, ndonëse frikën nga Rama (që duket se do e ndjekë për aq kohë sa frymë të ketë), e ka shumë më të madhe se një fije guximi.

Mirëpo Veliaj i kalitur nga unstallarë të vjetër që se kanë asgjë “burgun e Veliajt në demokraci”, para rolit që kanë pasur si hetues të komunizmit, dinë të bëjnë juristin, ndërtuesin, shpëtuesin e refromës në drejtësi, apo “kallaisjen” e ndërkombëtarëve për t’i yshtur ndaj të supërfuqishmit në dukje. Çuditërisht në kulmin e fuqisë Rama është më i dobët se kurrë. Më shumë se maturi po tregon frikë. Ka arsye të dridhet qoftë edhe para njeriut të butë, zonjës që dikur e quajti Skëndërbe!

Etiketa: Edi RamaElisa Spiropalierion braceqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Krizë për qershinë, fermerët e Mallakastrës: Kostot po shkatërrojnë prodhimin

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom