• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pika ku Sokol Sadushi shtroi ‘trashenë’ juridike, për lirimin nga qelia të Erion Veliajt

17:43 : 04/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Elton Qyno

Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë, me vendimin e fundit unifikues të shpallur ditën e sotme, i ka shtruar “trashenë” juridike Erion Veliaj për të dalë nga qelia e paraburgimit të Durrësit.

Përmes interpretimit të pikës dy të vendimit Unifikues, Gjykata e Lartë, sqaron përmes rreshtave se gjykatat e mëposhtme gjatë shqyrtimin të kërkesave të prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë, duhet të kenë parasysh dhe të mbështeten edhe tek rrethanat e çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës penale, pasojat, personalitetin, sjelljen dhe të dhënat personale e familjare.

Më konkretisht Gjykata e Lartë sqaron se: “…masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit, nuk mund të nxirret vetëm, ose kryesisht, nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa...”.

Një vendim Unifikues i Gjykatës së Lartë që duket si kostum i qepur për Erjon Veliajn, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili do përpiqet tashmë ta shfrytëzojë këtë vendim përmes avokatëve të tij të paguar qindra-mijëra dollarë të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në një masë më të butë alternative siç është masa e “Arrestit në shtëpi” dhe jo vetëm.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Tashmë Veliaj do përpiqet të argumentojë se është prind i shkëlqyer, qytetar i parë i Tiranës që ka nevojë për shërbime sociale, ekonomike, infrastrukturore dhe kulturore.

Që është një burrë i martuar me një grua shtatzënë dhe që pret të shtohet me fëmijë, ndaj qëndrimi i tij në burg sjell probleme dhe vështirësi në kujdesin familjar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve.

Që çështja hetimore tashmë është mbyllur dhe dosja kundër tij ka shkuar për gjykim, dhe në këtë fazë ai nuk ka çfarë provash të prishë dhe helmatosë.

Kur këto prova janë administruar nga SPAK dhe mandej tashmë provat e veprës penale të dyshuar janë dorëzuar për shqyrtim gjyqësor.

Preteksti i këtij vendimi Unifikues të 16 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u bë qytetari nga Lezha, Bektesh Zeneli, i cili ishte arrestuar nga policia dhe më pas futur në burg nga gjykata e Lezhës për 7 kg hashash.

Bektesh Zeneli, sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë do vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” dhe jo në burg. /Syri.net

Etiketa: arrest me burgErion VeliajGjykata e lartesokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt

09:54 : 30/05/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
Para

Irani lëshon 4 dronë drejt Dubait, bien sirenat e alarmit

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom