• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pabarazia e fushës së lojës dhe rifitimi i legjitimitetit demokratik

13:48 : 20/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj 

Demokracia ka kohë që nuk është e vetmja lojë në qytet nëse do përsërisnim shprehjen e shumëcituar të politologëve Linz dhe Stepan në veprën e tyre “Probleme të Tranzicionit dhe Konsolidimit Demokratik” të botuar mbi 30 vjet më parë. Duke parë qoftë edhe zhvillimet e fundit, dhunën policore jo proporcionale ndaj protestave paqësore të opozitës, apo qoftë dhe represionin mbi zërat që shprehin nuancë ndryshe brenda radhëve të mazhorancës, duket se sa më shumë vizualisht afrohemi me Brukselin, aq më larg realisht largohemi nga standartet e kërkuara prej tij.

Duke vijuar persiatjen në literaturën e demokratizimit ndër shumë terma të konsumuara vitet e fundit për të përshkuar regjime të ngjashme me Shqipërinë, të tilla si demokraci hibride, autoritarizëm elektoral, demokraci e pakonsoliduar etj., një term i ri i përdorur veçanërisht për autokraci të betonizuara duket me adapt për të përshkruar realitetin shqiptar.

Terminologjia e duhur mund të jetë ajo e “autokracisë së personalizuar”. Këto lloj autokracish përgjithësisht janë të drejtuara nga individë të “fortë”. Kaluam nga një parlament me “të fortë” në mandatin e parë të Rilindjes në një sistem parti-qeveri të fortë me sistem drejtimi të personalizuar në mandatin e katërt. Madje deri aty sa të shërbejë si koracë politike për individë më dosje sa një mal bash në kupolë.

Pavarësisht se operojnë në sisteme në dukje demokratike që kanë të paktën disa parti politike, që bëjnë zgjedhje periodike etj., në fakt përgjegjësinë thuajse absolute në përzgjedhjen e stafeve drejtuese si dhe prioritetet e politikave publike anë thuajse eksluzivisht atribut i liderit kryesor.

Lexo edhe:

Morali i munguar i politikës

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

Ky mund të jetë presidenti në sistemet presidenciale apo gjysëm-presidenciale ose kryeministri në republikat parlamentare, siç është te ne. Sikundër Timothy Frye ka argumentuar qysh herët në një artikull mbi Putinizmin në Foreign Affairs, përgjithësisht ky lloj regjimi politik shënon nivele edhe më të larta korrupsioni, rritje ekonomike më të vakët, represion më të madh dhe politikë ta pastabilizuar sesa vendet që qeverisen nga një parti-shtet apo edhe juntat ushtarake.

Këto regjime të autokracive të personalizuara shpërndajnë pasurinë publike në pak duar oligarkësh të cilët direkt apo indirekt i shërbejnë liderit suprem, targetojnë kundërshtarët politikë duke përdorur sistemin ligjor (për shembull me gjobat 50 milionëshe në mënyrë krejtësisht arbitrare në kohë fushate të adresuara vetëm ndaj opozitarëve) dhe forcojnë pushtetin ekzekutiv në kurriz të institucioneve të tjera.

Për shembull, një term tjetër me të cilën mund të përkufizohet vendi në këto momente është ai i republikës ekzekutive, ku pushteti ekzekutiv qartazi ka marrë atribute të pushteteve të tjera, si ai legjislativ i gjymtuar ndjeshëm pas daljes së opozitës reale dhe atij gjyqësor që ende nuk ka një arkitekturë të përfunduar dhe përdoret shpesh në mënyrë të njëanshme nëpërmjet akteve të arbitratritetit politik.

Ndonëse nuk ka një formulë ekzakte se si vende të ndryshme mund ta kapërcejnë kurthin e këtyre regjimeve që qeverisin nëpërmjet një “dore të fortë” autoritariste, zgjedhjet duket se janë i vetmi melhem që mund të çelin shtigje të reja demokratike, forcojnë institucionet e pavarura, dobësojnë pushtetin ekzekutiv, krijojnë një sistem më të balancuar dhe kontroll reciprok të pushteteve të ndryshme etj.

Natyrisht parakusht është garantimi i “fushës së lojës” të barabartë përmes proceseve zgjedhore të pamanipuluara, me rezultat të paparacaktuar dhe pa i blerë zgjedhjet. Që natyrisht nga ana tjetër kërkon garanci institucionale si qeveri kujdestare, prani të fortë vëzhguesish ndërkombëtarë, kontroll mbi votën e diasporës që mos të prodhojë rezultate surreale për shkak të rrjetit të patronazhistëve që paguhen me para shtetërore etj. Në vende si Shqipëria, ky është parakusht i domosdoshëm për krijimin e kushteve të barabarta për garë të lirë dhe të ndershme.

Vetëm përmes këtyre mekanizmave mund të garantohet limiti i pushtetit absolut që mund të prodhojë vetëm korrupsion absolut dhe e anasjellta, pra një cikël vicioz nga i cili duhet të arrijmë të dalim. Mekanizmat institucionalë duhet të jenë në gjëndje të ndryshojnë mendësinë e varësisë ndaj një lideri omnipotent, forcojnë shtetin e së drejtës, rikthejnë rregullat e konkurrencës së lirë në ekonomi etj. Vetëm garantimi i rregullave të lojës mund të na sjelli shpresën se demokracia është e vetmja lojë në qytet. Vetëm kjo garanci nga ana tjetër, na çel realisht rrugën për të qenë anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Letrat lutëse nga ana e Rama-Vuçiç që Brukseli të mbyllë njërin sy për mungesën e arritjeve të standarteve, pranimi i statusit inferior pa të drejtë vetoje apo vote në Bruksel, apo fasadizma të tjera si truqe për të trullosur mendje militantësh, nuk pinë më ujë dhe nuk kanë për të qullosur gjë, nëse nuk ka vullnet real për ndryshim. Dhe ndryshimi fillon nga alfa e demokracisë, nga pranimi i faktit që reformat kanë ngecur, korrupsioni është majisur, krimi i organizuar përbën kërcënim, pastrimi i parave ka prishur tregun dhe institucionet kanë dështuar duke marrë formën e titullarit në shumicën e rasteve. Në këto kushte zgjedhjet e parakohshme me parakusht qeverinë kujdestare janë i vetmi mekanizëm zhbllokues për të rifituar legjitimitet demokratik.

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
AKTUALITET

Për çfarë shërbeu samiti SHBA-Kinë?

10:31 : 17/05/2026
AKTUALITET

Bilanci i një jave

12:39 : 09/05/2026
AKTUALITET

Nurellari: Berisha, Meta dhe Rama, edhe biznesmenët i ndajnë bashkë

12:40 : 11/04/2026
AKTUALITET

Populli i vuejtun dhe elita qeverisëse e kënaqun

13:16 : 06/04/2026
Para

PAMJE tronditëse nga Selaniku, gropa hapet pranë rrugës dhe ‘përpin’ makinat

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom