Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur te Rruga e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot.
Sipas informacioneve, një automjet me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç. Përplasja ka qenë fatale, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave.
Si pasojë e aksidentit, kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, babai i drejtuesit tjetër.
Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe katër pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.














