Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte, në segmenti Milot-Rrëshen, në afërsi të Rubikut.
Sipas informacioneve paraprake, tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta dhe si pasojë dyshohet se ka humbur jetën një person dhe janë plagosur rëndë tre të tjerë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.














