Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë pasi u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike në një zonë qendrore të komunës së Ardeas, në Itali.
Operacioni u zhvillua nga Njësia Operative e Kompanisë së Anzios, ku efektivët vunë re të riun menjëherë pasi kishte parkuar automjetin dhe po i shiste një dozë kokaine një 58-vjeçari nga Roma, i cili kishte mbërritur në zonë.
Pas ndërhyrjes, karabinierët ndaluan si shitësin, ashtu edhe blerësin, duke sekuestruar dozën e drogës. Blerësi u gjobit për përdorim personal të narkotikëve.
Gjatë kontrollit të mëtejshëm ndaj të dyshuarit dhe automjetit të tij, policia gjeti sasi të tjera kokaine dhe kanabisi, si dhe një peshore precize, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
I riu shqiptar, i cili rezulton me precedentë penalë, u shoqërua në Stacionin e Karabinierëve të Anzios, ku u mbajt në pritje të seancës gjyqësore.
Më pas, autoritetet gjyqësore italiane konfirmuan arrestimin dhe vendosën dëbimin e tij nga territori italian. Ai u transferua në Qendrën e Procedurës Civile në Brindisi për procedurat përkatëse.














