Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë.
Sipas policisë, 26-vjeçari me inicialet R.K., banues në Korçë, u ndalua në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, teksa lëvizte me furgon. Gjatë kontrollit u zbuluan 19 thasë me veshje të markave të ndryshme, të dyshuara si imitime dhe pa dokumentacionin shoqërues.
Sipas policisë, vlera e mallrave të sekuestruara arrin rreth shifrën 45 mijë euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan si veshjet, ashtu edhe mjeti që përdorej për transportin e tyre, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme proceduriale.














