Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.
Ai tha se në SPAK gjeti Agasin me Irena Dumanin dhe shtoi se Gysi po festonte se nuk ka mandat ndërkombëtar për arrestimin e tij.
“Tani, aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena Dumanin, Irena Maneku Gjoka Dumani, etj.
Gysi festonte se asnjë mandat ndërkombëtar nuk është lëshuar për arrestimin e tij.
Gysi, gjoja, është në kërkim.
Ai në fakt rrugën më të shpeshtë që bën, e bën për në Surrel.
Po ta quajmë Surrelin një repblikë tjetër, atëherë mund të themi, por ai është një vizitor i shpeshtë i Surrelit.”- tha Berisha.














