Nga Boldnews.al
Nëse idiotizmi politik do vlerësohej me notë, padyshim që do merrte një dhjetë me yll, por nëse justifikimi për dështimin do vlerësohej po me notë, ajo do ishte një dysh, pa të drejtë kaluese as për “provimin e vjeshtës”. Fatkeqësisht “nxënësi” i vënë në provë në rastin tonë është kryeministri Edi Rama.
Vetoja që përdori nëpërmjet 82 frymorëve më kartonë për të mos dorëzuar Belinda Ballukun para drejtësisë, tashmë i ka kushtuar Shqipërisë jo pak, por pezullimin e integrimit në Bashkimin Europian. Nëntë nga 27 shtetet anëtare kanë vendosur të pezullojnë Shqipërinë në këtë proces, pikërisht nisur nga çështja Balluku dhe sidomos vendimi imazhorancës për të mos i hequr imunitetin.
Ndërsa BE është e qartë se Shqipëria vijon të ketë probleme thelbësore që kanë të bëjnë me ndarjen e pushteteve dhe korrupsionin, Rama ka gjetur “shkakun dhe arsyen” se përse Shqipëria do të bëjë hapa pas në procesin e integrimit në Basdhikim Europian. Rama thotë se fajtore na qenka opozita, që sipas tij po “nxin” hapat e mëdha që na paska bërë qeveria e tij.
“Njerëzit që japin intervista në media të huaja dhe komunikojnë me grupe parlamentare, pavarësisht se përfaqësojnë forca opozitare, nuk e kanë idenë se çfarë dëmi bëjnë dhe nuk u intereson fare. Ata nuk lënë gur pa luajtur për të futur dyshimin te Shqipëria dhe te procesi i integrimit. Komisioni Europian ndjek çdo gjë 24 orë, shtatë ditë në javë. Ka një strukturë të organizuar që mbulon çdo fushë dhe nuk gënjehet dot”, tha Rama.
Edhe pse është kontradiktor në atë çfarë thotë, ku nga një anë shprehet se “opozita po dëmton integrimin duke sajuar dyshime për integrimin”, sërish në të njëtën fjali shprehet se Komisioni Europian nuk gënjehet dot”. Tre nga çështjet kryesore që duhet të kalojnë provimin janë korrupsioni në të gjithë nivelet qeverisëse, krimi i organizuar i lidhur me pushtetin dhe ndarja e pushteteve, ku tashmë kryeministri haptas po ndërhyn duke e tretur drejtësinë në presionin e pushtetit të tij. A e mori provimin Rama? Apo mori… atë mandatin nga Brukseli.














